• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjermania kundër Ilir Metës: Parlamenti legjitim. Të mos humbet kohë për Reformën në Drejtësi

June 21, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz bën thirrje që ” Shqipëria të mos humbasë kohë në ngritjen e institucioneve të reformuara të drejtesisë.

Në prag të protestës kombëtare antiqeveritare të opozitës, që do të zhvillohet të premten në mbrëmje ( 21.06)me kërkesë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij, Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz e quan atë legjitime dhe bën thirrje që ” Shqipëria të mos humbasë kohë në ngritjen e institucioneve të reformuara të drejtesisë.

” Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes së rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë.

Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut.” thekson ajo.

Për të garantuar siguri ligjore. ” Presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore” thekson Ambasadorja Schütz.

Ambasadorja Schütz e cilëson atë legjitim Parlamentin aktual, të formuar pas heqjes dorë në bllok të opozitës nga mandatet e saj parlamentare në shkurt të këtij viti dhe marrjes së mandateve të deputetit prej KQZ-së nga kandidatët për deputetë të PD dhe LSI, në listat e këtyre dy partive, që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 201. Ambasadorja gjermane thekson: “Respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohësisht, theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Për ndërtimin e një sistemi solid zgjedhor “Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve” përfundon deklarata.

DW


        
 
Next Post

Meta si "patriot i çoroditur": Injoron përplasjet e forta në Shkodër dhe dënon vetëm "dhunën"... ndaj flamunjve

Kazanë dhe palaço! Shembulli ulëritës, që tregon se si Rama i ka "kapur" të gjitha mediat në Shqipëri!

The Associated Press: Rama paralajmëron letrën e tetë për Bashën por ...pas zgjedhjeve?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In