• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Deputetë! Ose mblidhuni e lidheni, ose shpërndahuni para se t’ju shpërndajë ai

June 23, 2019
in Blog
        
 

Nga Ilir Mborja

“Nëse ju mendoni vërtetë se ky parlament do të shpërndahet prej presidentit, atëherë presidenti nëse e bën këtë gjë, t’i thotë burgut hapu!” – tha Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit.

Pas kësaj, ajo shpjegoi se: “Ai nuk e ka kompetencën e shpërndarjes së parlamentit dhe, se shpërndarja e parlamentit (përveçse dy situatave të parashikuara në kushtetutë) është një shkelje e rëndë e kushtetutës.”…

Meqenëse më rezulton se ai, Ilir Meta, mund ta ndërmarrë këtë veprim të çmendur, po ju drejtohem të gjithë deputetëve dhe po mundohem t’jua shpjegoj arsyen e dëshirës së tij për t’i thënë sot burgut hapu: Të nderuar deputetë!

A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se që prej kohës kur e pa të pashmangshme burgosjen e tij për korrupsion, Ilir Meta ka një dëshirë (sigurisht të detyruar nga zori) për t’u burgosur për një motiv politk?

A nuk është pikërisht i tillë, politik, siç e dëshiron ai, motivi i shkeljes së rëndë të kushtetutës? Kjo dëshirë, për t’u viktimizuar si i burgosur për arsye politike, i lindi kur, kërcëllimën e prangave si i korruptuar, ia treguan hapur në Uashington më 29 tetor të 2015-s, gjatë intervistës së tij dhënë gazetares në studion e “Zërit të Amerikës”…

Është lehtësisht e provueshme, se, që nga ajo ditë, ai mendon vetëm për modifikimin e akuzës dhe devijimin e saj nga ordinere në politike. Harruat çfarë deklaroi më 6 gusht të 2016 tek intervista e botuar në gazetën “Panorama”? Ja u kujtoj unë: “…

Pra, kur Fatos Nano, i lindur në mes të Tiranës e përballoi me aq sukses burgun politik, e kjo mendoj se është periudha e tij më e lavdishme nga pikëpamja politike – padyshim që për mua, që kam lindur në majë të malit, burgu është shumë më i lehtë dhe motivues për të rritur më tej LSI-në dhe mbrojtur demokracinë në vend.”.

Edhe me gatishmërinë e “vetëflijimit të tij si Allende” që u ofroi amerikanëve nga Pogradeci më 20 prill të këtij viti, bashkë me kanosjen se do të destabilizonte Shqipërinë po të mos e amnistonin si të korruptuar, duke krahasuar veten me Allende-n, Ilir Meta drejtëpërdrejt shpalli ofertën e “dëshmorit politik”…

Edhe kur na kujton burgosjen e Fatos Nanos në intervistën e 6 gushtit të 2016-s, ai nuk harron të përmendë rolin amerikan sipas tij në atë histori…

Formimi i afërt i SPAK-ut, gjakderdhja (shumë e dëshiruar prej tij) ende e pandodhur, pjesëmarrja e ulët në mitingun e radhës, mund ta shtyjnë atë që siç tha deputetja Hajdari: “T’i thotë burgut hapu!”. Ndoshta 10 minuta para mitingut, ndoshta në mes,.. Kinse për të shmangur anarkinë, ai mund të nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit…

Atëherë, për mungesën e të paktën të 84 votave të deputetëve, do të shtyhet edhe për ca muaj formimi i SPAK-ut dhe i Gjykatës Kushtetuese…

Ndërsa shqiptarët, pas ca kohësh në gjyqin e tij do të dëgjojnë apologjitë e mbushura me plot “atdhedashuri” nga “i vetësakrifikuari për Shqipëri e shqiptarë”, “i dënuari politik”, ish presidenti Ilir Meta…

Deputetë! Apologjitë e hajdutit nuk ua kemi borxh. Prandaj, mos ia jepni këtë mundësi! Boll halle na keni shkaktuar. Prandaj: Ose mblidhuni e lidheni, ose shpërndahuni para se t’ju shpërndajë ai!


        
 
Next Post

Ironia e Ramës me letrën që Meta i dërgoi OSBE-së: Do kujtojnë se e ka shkruar ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e lus zotin të ketë humbur rrugës!

Rama po bën puç shteti, vendi drejt anarkisë! Letra skandaloze e Metës për kreun e OSBE-së Lajçak si Berisha pas 21 Janarit!

Zbulohen 15 gafat, të pavërtetat dhe autogolët e letrës së Presidentit për Lajçak! Skandali i këshilltarëve idiot të "Kullës së barit" presidencë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In