• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tjetër kandidat i SPAK kalon vetingun: Lufta ndaj korrupsionit në dorë të prokurorëve që hetuan Tahirin, Bashën dhe Bandën e Lushnjes

June 26, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Dje zyrtarisht u mbush numri dhjetë i prokurorëve kandidatë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion që kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Ashtu siç gazeta e paralajmëroi dy ditë më parë, prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra është emri i dhjetë që është gati të bëhet anëtar i SPAK. Ai u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në këtë mënyrë, u arrit edhe numri minimal i nevojshëm për hedhjen e themeleve të SPAK. Më herët KPK pati konfirmuar në detyrë edhe 9 kandidatë të tjerë: Donika Prelën, Dritan Prençin, Besnik Muçin, Vladimir Marën, Arben Krajën, Enkeleda Millonain, Ened Nakuçin, Edvin Kondilin dhe Manjola Kajanën. Që të dhjetë këta emra janë gati të marrin në dorë frenat e luftës antikorrupsion dhe të nisin goditjet në nivel politik. Që të jesh anëtar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, duhet që të kesh hetuar dosje të bujshme. Një kriter i tillë i rëndësishëm përmbushet nga të gjithë prokurorët kandidatë që janë konfirmuar deri tani në detyrë. Donika Prela ka hetuar vrasjen e komisarit Gani Malushi. Në duart e Prelës ka qenë edhe çështja në ngarkim të djalit të Gramoz Ruçit, Ledio Ruçi. Kur drejtonte Prokurorinë e Durrësit, Prela nisi hetimet edhe ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Një tjetër kandidat i SPAK që ka hetuar dosje të nxehta është edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi. Ai ka qenë prokuror i dosjes “Tahiri”, i dosjes së Orest Sotës, të Nazer Seitit si dhe po heton momentalisht dosjen “339”. Të njëjta dosje si Prençi, në duar i ka pasur edhe prokurori tjetër i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara. Lufta ndaj korrupsionit është edhe në dorë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja. Ai ka hetuar Lulzim Bashën për aferën e Rrugës së Kombit. Besnik Muçi nga ana tjetër ka hetuar bandën e Lushnjes, ndërsa Behar Dibra ka pasur në dorë çështjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Ened Nakuçi nga ana tjetër ka hetuar dosjet e grabitësve të blindave me para në aksin Kashar-Rinas, ndërsa Edvin Kondili njihet si prokuroi i dosjes së 613 kg kokainë të kapur në kontenierin e bananeve në Maminas apo i dosjes “Xibraka”. Ndërsa Manjola Kajana ka hetuar rastin “Nikita”.

Next Post

Ja si djegia e mandateve dhe bojkoti fundosën dyshen revolucionare Meta-Berisha: Pas 30 qershorit dalin jashtë loje

PD mashtron, e trembur nga SHBA del blof: E vërteta... të gjitha degët kanë marrë qarkore për të prishur zgjedhjet me kaos dhe tension deri më 2 korrik

Ilir Meta shton sulmet ndaj SHBA-BE heq dorë nga vetëv.rasja si Allende, i shpall luftë Sorosit dhe deklaron se nuk do të dorëhiqet

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved