“Qëndrimet e Presidentit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri kanë gjetur mbështetje nga intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Intelektuali Sazan Guri vlerëson se qëndrimet e Presidentit Ilir Meta kundër qeverisë duhen mbështetur nga gjithë qytetarët. Në një postim në Facebook, ai shprehet se qëndrimet e kreut të shtetit tregojnë unitet kombëtar dhe janë zëri i arsyes. Guri deklaron se kreu i shtetit duket mbështetur në nismën e tij”.
Kështu shkruan gazeta “Koha Jonë”, e cila është vënë në mbështetje të Ilir Metës.
Dhe kë më mirë se Sazan Gurin mund të gjendte, një intelektual safi, që iu bën nder të gjithëve që e kanë pranë.
Sidomos Ilir Metës, që pas Çim Pekës, Berat Buzhalës e Fahri Balliut, siguron mbështetjen e një personaliteti të spikatur të shoqërisë shqiptare, siç është profesor Zani.
“Mbështetje pa fund zërit legjitim, zërit të unitetit kombëtar, Presidentit të Republikës, z. Meta, sepse është edhe zëri ynë, zëri i arsyes, zëri i të parëve tanë, zëri që na bashkon, zërit që këtë dhimbje politike na bënë ta kalojmë, me respekt për të gjithë ju miq të Facebook dhe për popullin fisnik shqiptar, Prof. Sazan Guri”, shkruan professor Zani.(TemA)