Një kameraman amator thotë se ka xhiruar 45 minuta filmime për masakrën e para 20 viteve dhe pas luftës ia ka dorëzuar ish zëdhënësit të UNMIK, sot kreut të PD, Lulzim Basha. Që atë ditë askush nuk ka dëgjuar për këto filmime, që mund të ishin përdorur në Hagë kundër kriminelëve të luftës, ndërsa Luli futet në politikë me 1 milionë euro pasuri. Ka dyshime se Basha i ka shitur filmimet për një shumë të majme tek serbët, që ishin të interesuar për zhdukjen e provave me zë e figurë të kësaj masakre. Deri më tani, me gjithë akuzat nga Kosova dhe Shqipëria, kreu i PD nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, mohuese ose pohuese
Një tragjedi në Krushë të Kosovës ka qënë e fiksuar në një film, i cili po të shfaqej ditën e sotme do të kishte thyer të gjitha rekordet, pasi do të kishte zbardhur një krim makabër.
Milaim Bellanica, një kameraman amator ka filmuar për 45 minuta me radhë një nga masakrat më të përgjakshme kolektive të ndodhura që nga lufta e parë botërore ndaj njerëzve të pafajshëm, dhe që mbajnë për autorë trupat militare e paramilitare serbe, krim i realizuar në Kosovë. Milaim Bellanica ka rrëfyer se, duke vënë jetën në rrezik kishte filmuar masakrën e Krushës në Kosovë 20 vite më parë, ku serbët vranë 240 shqiptarë, burra, gra dhe fëmijë pa kursyer askënd. Teksa rrëfen ngjarjen e tmerrshme të cilën e kishte fiksuar përmes filmit, ai thotë se e kishte ruajtur deri pas luftës, për t’ia dorëzuar më pas ish zëdhënësit të UNMIK, Lulzim Bashës. Bellanica deklaron me zë dhe me figurë faktin e tmerrshëm për kreun aktual të PD, duke thënë se i ka dorëzuar atij filmimet e rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët.
Këto filmime, që nga ai moment nuk e kanë parë dritën e diellit dhe nuk është dëgjuar më për to. Madje dhe në Gjykatën e Hagës për krimet serbe të luftës nuk është folur fare për ekzistencën e një kasete të tillë me pamjet e tmerrshme të vrasjes së 240 shqiptarëve në Krushë të Kosovës.
Bellanicën e mundon fakti që ia dorëzoi me mirëbesim Lulzim Bashës pamjet e rralla, që janë ëndërr për çdo gazetar të sporovuar lufte, jo më për një amator, që kishte rrezikuar dhe jetën për t’i bërë ato filmime.
Këto pamje do të ishin dhe prova më e madhe që mund të përdorej në Gjykatën e Hagës ndaj kriminelëve serbë të luftës për genocidin e ushtruar në Krushë dhe në tërë Kosovën.
240 të vrarë, mes tyre fëmijë dhe gra do të “groposnin” gjithë makinerinë serbe të mbrojtjes së kriminelëve të luftës, nëse filmimet e Bellanicës do të ishin shfaqur në Hagë.
Autor i zhdukjes së këtij materiali filmik kompromentues për serbët është Lulzim Basha.
Ai nuk ka folur kurrë se ekzistonin këto pamje filmike, jo më të kishte treguar destinacionin e kasetës dhe faktin se pse s’janë bërë publike, megjithëse do kishte bërë shumë punë.
Dhe pasi Milaim Bellanica vendosi të mos heshtë më, duke treguar me emër dhe me mbiemër se kujt ia ka dorëzuar filmimet e maskrës së Krushës, Lulzim Basha nuk ka folur.
Gjithçka është zhytur në mister, por kur bën lidhjen mes deklaratës së Bellanicës dhe deklaratës së pasurisë prej 1 milionë euro të deklaruar nga Lulzim Basha më 2005 kur hyri në politikë dhe qeverisje, është shumë e lehtë për të verifikuar burimin e këtyre parave.
Pasi nuk mund të besohet që një përkthyes në UNMIK të arrijë të fitojë në pak muaj punë 1 milionë euro për të hyrë i pasur në politikë, çka ngjall dyshime serioze se filmimet e masakrës serbe të Krushës në Kosovë janë shitur me një çmim të majmë.
Që Basha nuk i ka dorëzuar tek misioni i OKB dhe as në Gjykatën e Hagës, kjo nuk ka diskutim, pasi do ishin përdorur në gjyqin ndaj Milosheviçit dhe kriminelëve serbë për t’i dënuar.
Lulzim Basha nuk i ka shitur as në ndonjë media të fuqishme botërore, të cilat janë në “gjueti” të këtyre ngjarjeve, pasi që nga ajo kohë do kishin dalë e stërdalë për publikun.
Që Lulzim Basha ti ketë mbajtur në arkivën e vet, me gjithë ato akuza tash sa muaj, do t’i kishte plasur shpirti dhe do t’i kishte dorëzuar ose do të kishte dhënë ndonjë deklaratë.
Fakti që përfituesit nga zhdukja e kësaj prove të masakrës në Kosovë janë serbët, të bën të dyshosh se Lulzim Basha ua ka shitur serbëve pamjet filmike të Bellanicës, që përmbanin vrasjen e 240 burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm në Krushë nga serbët.
Fakti që papritur përkthyesi i UNMIK u bë milioner dhe hyri në politike duke deklaruar se ka 1 milionë euro pasuri, tregon qartë se paratë janë nxjerrë nga shitja e këtyre filmimeve, të cilat janë përvetësuar nga serbët dhe janë zhdukur.
Basha nuk e ka për herë të parë bashkëpunimin me serbët, pasi akuzat që vijnë nga Kosova për të, bëjnë me dije se dhe dosjen për krime lufte kundër ish komandantëve të UÇK ai bashkë me Argita Berisha Malltezin e ka bërë.
Një kopje e ka dërguar përmes misionit të OKB në Gjykatën e Hagës ndërsa kopjen tjetër e ka dërguar në Beograd.
Gjithsesi ka ardhur koha që Basha të flasë për zhdukjen e filmimeve të Krushës në Kosovë kur serbët ekzekutuan 240 njerëz të pafajshëm. Të paktë të deklarohet dhe të mohojë akuzat./Pamfleti/