• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nesër mblidhet komisioni hetimor për shkarkimin e Metës: Raporti brenda shtatorit

July 10, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Nga Klesiana Omeri

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta nuk do të humbasë kohë për nisjen e procedurave hetimore mbi anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti i Republikës. Deputeti Alban Zeneli, njëkohësisht nënkryetari i Komisionit Hetimor tha se mbledhja e parë e komisionit pritet të jetë ditën e nesërme. “Mbledhja e parë e komisionit hetimor për presidentin është brenda 3 ditëve dhe besoj se do jetë nesër”.

Lidhur me afatin kohor se sa pritet të zgjasin procedurat deri në hartimin e një raporti përfundimtar mbi shkarkimin e presidentit të Republikës, Zeneli pohoi se raporti do të jetë gati brenda muajit shtator, për ti dhënë mundësi edhe ngritjes së Gjykatës Kushtetuese e cila do të marrë edhe vendimin përfundimtar nëse duhet shkarkuar apo jo presidenti Meta. “Jo, në dijeninë time ne do zbatojmë gjithçka ka përcaktuar ligji dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe e gjitha koha e marrë nga Kuvendi do të jetë 3 muaj”.

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri, anëtar i komisionit Hetimor i qëndron bindjes se procedurat e komisionit nuk duhet të jenë të nxituara, duke shtuar se në ditët në vijim do nisin edhe mbledhjet e fakteve për të vërtetuar nëse ka shkelje të Kushtetues në zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Nuk është se kemi gjë me ngut. Komisioni Hetimor nuk shkarkon presidentin e Republikës, por mbledh prova, fakte dhe jep propozime nëse Presidenti ka shkelur ose Kushtetutën. Ajo që jep vendimin përfundimtar është Gjykata Kushtetuese”.

Report tv mëson se mbledhja e parë e komisionit hetimor pritet të jetë në orën 13:00 të ditë së nesërme. Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht. Ndërkohë, brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë dhe 3 ose 4 mbledhje të tjera./ Shqiptarja.com


        
 
Next Post

Çfarë i ka ndodhur presidentit në largim?! Pasi u mallëngjye me tifozët e Sëlltikut, bën "shqiptarin" me kampionët e Xhudos

Vijon procesi i dezinsektimit në disa zona të vendit “hot spot-e”

Qeveria e re në Greqi shkrin Ministrinë e Emigracionit: Çfarë do të ndodhë me emigrantët shqiptarë?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In