• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Publikohet biseda telefonike me dy komedianët: Haradinaj në kurthin rus!

July 12, 2019
in Aktualitet, Diaspora
        
 

Pre e lojës së dy komikëve rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov (Leksus), duket se ka rënë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ashtu si dhe në rastin e shefit të ekzekutivit maqedonas Zoran Zaev, njëri prej tyre është paraqitur si, ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Humoristi i ka thënë Haradinajt se pas zgjedhjeve presidenciale, në Ukrainë do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, në shkëmbim të mbështetjes së tij.

Vovan dhe Leksus e kanë marrë dy herë në telefon Kryeministrin kosovar, një herë në janar dhe një herë në prill.

Në bisedën e publikuar në “youtube”, nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje Poroshenkos së rreme, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në “twitter”.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për iu, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për iu në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj, e pas kësaj, humoristi i përgjigjet “se pas fitores do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur”.

Në vazhdën e kësaj bisede, Haradinaj, që nuk ka kuptuar asgjë, ka publikuar dhe një status në profilin e vet, në “twiiter”, ku i uronte fitore Poroshenkos në zgjedhje, dhe atij që mendonte se ishte Kryeministri i ardhshëm, Vovan Lexusov.

“Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe prosperitet”, shkroi Haradinaj, që nuk ka bërë, megjithate pohime të forta në bashkëbisedim si ato të homologut Zaev.


        
 
Next Post

Rama publikon videon: Ja se kur do të përfundojë aeroporti i Kukësit me bileta "low cost"!

Fillon punë në Fier kompania Jug-Koreane “Yura Corporation” e pjesëve të këmbimit pë vetura, Rama: Kemi hyrë në epokë të re

Lindje-Perëndim: Greqi-Turqi, erë l.ufte në Mesdhe!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In