Shtyhet për herë të tretë gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria kishte humbur dëshmitë e Moisi Habilajt dhe Nezar Seitit. Tahiri e quajti absurde humbjen e dëshmive që provonin fajësinë e tij. Ai tha se hiqte dorë prej tyre vetëm gjyqi të mos shtyhej.
Ish-ministri Tahiri u shpreh në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të K.rimeve të Rënda duke kritikuar ashpër Prokurorinë, e cila gjatë seancës së sotme, pretendoi se kishte humbur përkthimin e dëshmive të të pandehurve Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti.
Në fjalën e tij Tahiri tha, se ishte absurd fakti sesi mund të humbisnin provat me të cilat Prokuroria kërkonte a.rrestimin e tij.
“Edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq. Nuk e di si mund të humbasin letra në Prokurori, kur ka protokoll, sistem, dihet kush i ka marrë. Me këto letra kërkuan në Parlament a.rrestimin tim. Kjo është qesharake”, tha Tahiri para kamerave.
Deklarata e Tahirit:
Edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq. Nuk e di si mund të humbasin letra në Prokurori, kur ka protokoll sistem, dihet kush i ka marrë.
Me këto letra kërkuan në Parlament a.rrestimin tim. Kjo është qesharake. Nuk dua t’ja di nëse është e qëllimshme. Nëse është e qëllimshme…kjo është e keqja më e vogël.
Shpresoj të jetë mungesë vëmëndje. Ato janë prova në favorin tim. Unë heq dorë. Heq dorë nga disa dëshmi që janë në favorin tim. Mjafton që të mos shtyhet më shumë gjyqi.
Letra për të cilat do a.rrestohesha janë zhdukur. Nuk ndodh as në dyqanin më të rëndomtë. Unë e tregova që Ministria e Drejtësisë i ka firmosur dhe i ka sjellë përkthimet në prokurori.
Jam pa fjalë para kësaj. Unë di të të them që e quaj të tepër të shtyhet gjyqi për herën e tretë. Është poshtëruese për drejtësinë jo për mua. Nëse letrat humbin në këtë mënyrë në çdo institucion atëherë Republika ka rënë.”, tha Tahiri për mediat.
Ndërsa pyetjes së gazetares, se nëse ish-ministri e ka konstatuar më parë këtë mungesë, Tahiri ju përgjigj:
Edhe të tjera. Por drejtuesja e K.rimeve të Rënda më ka thënë që është dosja e saktë. E lexova edhe në seancë.
Mua më intereson që gjyqi mos të zgjatet. Kur ndodh me mua, vaj halli ç’ndodh me njerëzit. Di të të them që është e shëmtuar kështu siç po ndodh.
Janë shkresa që i kanë nxjerrë tek mediat dhe tani nuk i gjejnë. Për mua mjafton të bëhet gjyqi, janë në favorin tim po ska problem heq dorë vetëm gjyqi të mos shtyhet.
Unë nuk i bëj dot të gjitha. Nuk e bëj dot që postieri i sjell letrat e grisura, polici nuk njofton njerëzit. Unë di që do ia dal. Kaq di unë.”, tha ish-ministri.