• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rritet numri i universiteteve që ofrojnë diploma masteri për… “specialist kanabisi”

August 2, 2019
in Bota

Një sfidë e madhe për punëdhënësit në tregun global për marihuanën ligjore, nuk është mungesa e aplikantëve për vendet vakante por mungesa e aplikantëve të kualifikuar.

“Ne kemi një nga industritë më të mëdha që zhvillohet pa asnjë profesionist të trajnuar,” thotë Jamie Warm, bashkëthemelues dhe CEO e Henry’s Original, kultivues dhe distributori i kanabisit me bazë në Kaliforni.

Këtë vjeshtë, Universiteti Cornell, në New York, do të ofrojë kursin universitar “Kanabis- Biologji, Shoqëri dhe industri”, i cili do të përqendrohet në eksplorimin e historisë, kulturës, farmakologjisë, kopshtarisë dhe sfidave ligjore që lidhen me kanabisin. Vitin vijues, ky universitet planifikon të fillojë një cikël për diplomë në master, me theks në aftësitë e komunikimit me gojë dhe me shkrim me mediat dhe palët e interesuara të industrisë, pikërisht për kanabisin.

Gjithashtu, në qershor, Shkolla e Farmacisë e Universitetit të Maryland njoftoi fillimin e një diplome masteri në shkencën mjekësore të kanabisit dhe terapeutikë. Programi dy-vjeçar fillon në fund të gushtit, fill pas periudhës kur Universiteti i Shkencave në Filadelfia do të ofrojë një opsion të ri për studentët e interesuar për të studiuar industrinë e kanabisit.

Dhe në Kanada, e cila vitin e kaluar u bë vendi i dytë në botë që legalizoi barërat e jashtëligjshme në mbarë vendin, Universiteti McGill planifikon të ofrojë një diplomë në prodhimin e kanabisit duke filluar nga viti 2020. Në këtë linjë vepron dhe Universiteti i Kalifornisë, Davis, i cili ofron një kurs për studentët e mjekësisë për t’i mësuar ata në lidhje me fiziologjinë e bimëve dhe se si bashkëveprojnë ato me trupin e njeriut. Mjekët dhe farmacistët kanë nevojë për një kuptim të mirë të efekteve të marihuanës, si dhe mënyrën sesi mund të përdoret kjo bimë për qëllime mjekësore.

Numri në rritje i universiteteve që shtojnë diplomat për kanabis, vjen si pasojë e kërkesave imediate të industrive për pasjen e individëve të kualifikuar në këtë sektor, qoftë në kopshtari, kimi, farmakologji, apo komunikimi me mediat dhe ligjin lidhur me përpunimin dhe tregtimin e kanabisit.

Marihuana legale ishte vlerësuar me 13.8 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe pritet të vlerësohet me 66.3 miliardë dollarë deri në vitin 2025, sipas firmës kërkimore Grand View Research.

Gama e ofertave akademike pasqyron gjithashtu përdorimin e zgjeruar të marihuanës, e cila është legalizuar për qëllime mjekësore në 33 shtete të SH.B.A.-së. Ekziston edhe sfida e dukshme e tërheqjes së profesionistëve në një industri që nuk është plotësisht e ligjshme në shumicën e vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ndërsa legalizimi i marihuanës në SH.B.A. vazhdon të rritet nga shteti në shteti, ilaçi ende nuk është i ligjshëm në nivelin federal.(scan)

Next Post

PD hedh akuza mbi kreytarin e ri të Shkodrës: Valdrin Pjetri ka qenë i a.rrestuar në Itali

Skandali/ Bashkia Beratit riparon rrugën e dëmtuar që kushtoi 316 mln lekë, kompania që kreu punimet në vend të ndiqet penalisht... fut lekët në xhep

Prokuroria thërret sërish Vangjush Dakon për të dhënë sqarim për Dosjen 339

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved