• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Si guxon “e-Albania” të gjobis mijëra biznese, vetëm pse nuk pranon dështimin e saj

August 5, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Vetëm pak ditë më parë, ekskluzive.al publikoi rastin e “e-Albania”, portalit qeveritar, i cili “i mbyti” bizneset me gjoba, vetëm pse e ka të pamundur të pranoi dështimin e saj.

Biznese të shumta ankoheshin për portalin, se prej disa ditësh, nuk mund të bënin regjistrimin e pasqyrave financiare vjetore në portal dhe si pasojë u priste gjoba prapa porte.

Afati i fundit i regjistrimit të pasqyrave financiare ishte data 31/07/19, ku shumë nga drejtuesit e bizneseve e kishin të pamundur të depozitonin të dhënat e tyre financiare në këtë portal.

Hileja ishte tek dështimi i turpshëm i “e-Albania”, pasi në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, njoftohej qëllimisht se:

“Ndërkohë, ju informojmë se dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.”, por në njoftim nuk shkruhej gjëkundi, se depozitimi i pasqyrave financiare mund të bëhej përmes “Postës Shqiptare”, procedurë ligjore kjo dhe bizneset kështu mund të evitonin fare mirë gjobën si penalitet.

Në njoftim nuk shkruhej qëllimisht, pasi bllokimi i portalit në fjalë dhe nisja e procedurave të regjistrimit me postë, do provonte fare mirë dështimin e “e-Albania”. Ndaj dhe gjobat e marra nga bizneset, iu faturuan këtyre të fundit, prej arrogancës të drejtuesve të portalit, të cilët nuk donin kurrësesi të pranonin dështimin e tyre.

Problemi që hasën prej ditësh drejtuesit e bizneseve, ishte ndërprerja e shërbimit, edhe pse regjistrimin e të dhënave e kishin detyrim ligjor, i cili në moszbatim sanksionohet me gjobë prej 15000 lekësh.

Dështimi i këtij shërbimi, i faturoi mijëra bizneseve gjoba në shuma të konsiderueshme, vetëm pse portali nuk punon dhe jo për faj të tyre. Ky shërbim duhet rregulluar menjëherë, që përgjegjësia e moszbatimit të urdhrit nga “Qendra Kombëtare e Biznesit”, mos të bie mbi biznesin. Ndërsa portali i detyrohet një ndjesë të madhe bizneseve, për kaosin e shkaktuar në sistem.

Njoftimi nga Qendra Kombëtare e Biznesit

Afati i fundit për deklarimet për çdo biznes është deri më datën 31/07/19, por prej ditësh portali nuk hapet dhe nuk e ofron këtë shërbim!

“Të nderuar subjekte!

Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se, bazuar në nenin 43, të Ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 15000 lekë.

Afati përfundimtar, për dorëzimin e këtyre dokumentave është data 31 korrik 2019.

Ndërkohë, ju informojmë se dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

Për informacione të mëtejshme lidhur me mënyrën e dorëzimit dhe përdorimit të formatit të ri, lutemi konsultoni Manualin e Përdorimit për aplikimin për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve si dhe mund të kontaktoni në adresën elektronike [email protected] dhe në numrin e Tel: +355 4 2250066″, mbyllet njoftimi.

Next Post

Kufiri, aty ku ndjej neveri për racën dhe shtetin tim

Rama citon aktorin Bujar Asqeriu: "Në atë godinë më v.diqën shokët, sepse është sëmundje"

PD merr përsipër hetimin për t.ritolin në banesën e nënkryetarit të bashkisë së Kamzës: E ka vënë Rama!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved