• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Amerikanët nuk i gënjen dot”! Dibrani fiton lotarinë, por me diplomën e shkollës false, përfundon i pandehur

August 8, 2019
in Aktualitet, Kronike
        
 

Lotaria amerikane është ëndrra e përvitshme e shumë qytetarëve. Edhe për Çlirim Tupin nga fshati Zabzun ishte e tillë derisa u shpall fitues. Por ëndrrat kthehen në makth nëse përpiqesh të gënjesh amerikanët apo të kryesh vepër penale sikundër veproi 36-vjeçari.

Pas një hetimi intensiv disa mujor Prokuroria mbylli hetimet dhe e dërgoi Tupin të pandehur në Gjykatë së bashku me një drejtor shkolle që ka vulosur dokumente false dhe e ka diplomuar, në një kohë që i dyshuari nuk e kishte frekuentuar asnjë ditë gjimnazin.

Në dokumentet e firmosura nga ish-drejtori i shkollës, Dashor Hysa, që do të gjykohet me të riun me falsifikim dokumentesh, për gjimnazistin e rremë përshkruhet se mëson me hope dhe sillet shumë mirë.

Këtë diplomë gjimnazi, 36-vjeçari nga Dibra e ka paraqitur në Ambasadën Amerikane për intervistën prej të cilës pas lotarisë ai priste të pajisej me vizë.

Por ndërkohë, siç kuptohet, amerikanet kishin kryer verifikimet e tyre, kishin shkuar në fshatin Dorëz në Librazhd, në shkollën “Shefqet Dosku” dhe kishin kontaktuar me stafin pedagogjik.

Zbulimi i amerikaneve ishte se fituesi i lotarisë kishte paraqitur dokumente false.

Në këto kushte pasi ka parë se ëndrra e tij amerikane u thye, i riu ka vendosur të thotë të vërtetën. Ai ka treguar se i duhej një diplomë dhe se kishte takuar një qytetar në Rrugën e Kavajës, të cilit i ka paguar 2 mijë euro për të marrë një vërtetim.

Policia shkencore i thotë Prokurorisë se shenjat e vulave në vërtetimin e shkollës së mesme i përkasin vulës së shkollës, ndërkohë Tupi nuk rezultonte i regjistruar në indeksin e amzës.

Por ish-drejtori i shkollës edhe ai i marrë i pandehur ka deklaruar se një i ri kishte shkuar në zyrën e tij dhe i kishte kërkuar një vërtetim notash dhe ai ia kishte dhënë pas një verifikimi në regjistrin e veçante ku kishte parë që ky shtetas figuronte si nxënës i shkollës së mesme.

Por Prokuroria thotë se ish-drejtori nuk thotë të vërtetën dhe se zyrtari ka shpërdoruar detyrën duke mbajtur vulën jashtë shkollës dhe duke mos i vendosur numri protokolli vërtetimit që më pas është sjellë nga Librazhdi në Tiranë dhe është shitur për dy mijë euro.(tch)


        
 
Next Post

Shefja e ONM Calavera një tjetër shuplakë për Metën me shokë: Sulmet ndaj Vettingut e reformës ne drejtësi, tregues se politika është tronditur

Çantë me 1 milion euro, prokurorja që hetoi përgjimet që rrëzuan Gruevskin bie vetë në kurthin e përgjimeve

Thënie të pavdekshme nga Dritëro Agolli: “Jeta është e vështirë. Po vdekja ? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë?”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In