Parandalohet një v.rasje, ndërsa është vënë në p.ranga një person i rrezikshëm në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Sadetin Erkoçeviq. Zëdhënësi i Policisë Gent Mullaji në një konferencë për mediat tha se personi u neutralizua në rrugën “Bilal Xhaferri”.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”
Falë bashkëpunimit me qytetarët, parandalohet një v.rasje dhe vihet në p.ranga një person shumë i kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, falë marrjes së informacionit nga qytetarët dhe bashkëpunimit mes strukturave të DVP Tiranë e DVP Shkodër, është bërë i mundur parandalimi i një v.rasjeje.
Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar për v.rasje dyshohej se do të kryente një k.rim të rëndë në Tiranë.
Mbrëmë rreth orës 20:50 është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të K.rimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë së në rrugën “Bilal Xhaferi”, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte a.rmë zjarri me vete.
Policia ka organizuar punën duke bërë lokalizimin e menjëhershëm të personit të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë mbajtur nën kontroll personin duke bërë të mundur që me metoda të shpejta proaktive në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Shkodër të identifikonin personin e dyshuar, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
Këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një a.rmë zjarri p.istolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet b.urg për veprat penale “V.rasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te a.rmeve e municioneve luftarake”.
Më datë 10.05.2014, në një lolal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka v.rarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter.
Ky është rasti më i mirë për të falënderuar edhe njëherë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin që ata po krijojnë çdo ditë e më shumë. Kjo dëshmohet nga rritja e telefonatave në numrin unik 112 dhe e denoncimeve në Komisariatin Dixhital për paligjshmëri në të gjitha fushat.
Vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmën e parë të muajit gusht falë bashkëpunimit me qytetarët janë kapur 38 persona që qarkullojnë me a.rmë zjarri, si dhe janë sekuestruar mbi 60 a.rmë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe municoin luftarak.
Nga 275 operacione të koduara të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë këtij 8 mujori, 123 prej tyre janë si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin.
Policia e Shtetit fton edhe njëherë aleatin e saj më të çmuar, qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, të mbështesin Policinë, të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!