• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

A po përgatitet për largim drejt NATO-s?! Rama i “dorëzon” ekzekutivin Ahmetajt: Shumica e mbledhjeve të qeverisë të drejtuara nga zv/kryeministri, dalin shifrat

February 21, 2022
in Aktualitet

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj rezulton se ka drejtuar më shumë qeverinë sesa kryeministri Edi Rama. Në shtator të viti që lamë pas u kompozua qeveria e re dhe Ahmetaj zëvendësoi Braçen në postin e zv/kryeministrit.

Ajo që bie në sy është se kryeministri Rama ka munguar shpesh në mbledhjet e qeverisë, sidomos gjatë vitit 2022. Në muajin tetor ishte ai që drejtoi disa mbledhje, ndërsa më pas ka pasur një alternim me zotin Ahmetaj, ku rezulton se ky i fundit ka drejtuar disa herë më shumë mbledhje se kryeministri.

Nëse marrim vitin 2022 rezulton se shefi i qeverisë ka qenë prezent në vetëm 3 mbledhje, ndërsa në 5 të tjera nuk ka marrë pjesë.

Ka qenë Arben Ahmetaj ai që ka drejtuar takimin dhe në fund ka firmosur vendimet e marra nga qeveria. Rezulton se ka shumë vendime dhe ligje të rëndësishme që mbajnë firmën e zv/kryeministrit dhe jo të kryeministrit. Gjatë muajit shkurt Rama ka qenë prezent vetëm në një mbledhje qeverie, ndërsa në janar ka marrë pjesë në dy mbledhje.

Qëndrimet e Ramës

Kryeministri Edi Rama kur formoi qeverinë e re e paralajmëroi kabinetin e tij se do mbajnë përgjegjësi për punën që do të kryejnë. Ai e shprehu disa herë se kush nuk përgjigjet ritmit të punës do kalojë në stolin rezervë. Ndërkohë sinjalet janë se mund të kemi dhe lëvizje në qeveri në javët në vijim.

Pranvera gjithmonë sjell ndryshime dhe nuk është çudi që të shkojmë te rishikimi i kabinetit. Në janar Rama mblodhi në një takim ministrat dhe ju la një sërë detyrash me afat 3 mujor.

“Kryetarët e bashkive, deri te ministrat, do të sanksionohen financiarisht, nëse nuk iu përgjigjen qytetarëve, për rastet kur këta të fundit kanë të drejtë. Sanksionet do të jenë deri në majë dhe më pas kalohet në fazën e shkarkimit fare”, ka thënë Rama. Ndërkohë ditët e fundit ka plasur debati për inceneratorët.

Një ministër u arrestua dhe flitet se mund të kemi emra të tjerë në pranga. Rama ua ka bërë të qartë të vetëve se do të mbajnë përgjegjësi personale nëse kanë futur duart në afera. “Është arrestuar një ish-ministër me akuzën për marrje parash nga kompania dhe për këtë drejtësia do të thotë fjalën e saj patjetër, por kjo është çështje përgjegjësie individuale para ligjit!

Kurse të thuash që na qenkan vjedhur qindra miliona euro, kur veprat janë aty e kur puna e bërë është para syve, e kur ato qindra miliona euro nuk janë hiç asfare as ashtu e as aq sa thuhen, kjo është një tymnajë të cilën faktet reale dhe procesi i nisur nga organet reale hetimore, përtej farsës së shpifur të vulëhumburve politikë, do ta tresin njësoj si tymnajat e plehrave të Sharrës”, deklaronte Ram ditën premte në rrjetet sociale.

Ja si janë drejtuar mbledhjet e qeverisë

· 16 Shkurt 2022- Arben Ahmetaj

· 9 Shkurt 2022-Edi Rama

· 2 Shkurt 2022- Arben Ahmetaj

· 26 Janar 2022- Edi Rama

· 24 janar 2022- Arben Ahmetaj

· 19 Janar 2022- Edi Rama

· 13 Janar 2022- Arben Ahmetaj

· 10 Janar 2022- Arben Ahmetaj

· 29 Dhjetor 2021- Edi Rama

· 24 Dhjetor 2021- Edi Rama

· 20 Dhjetor 2021- Arben Ahmetaj

· 7 Dhjetor 2021- Edi Rama

· 15 Dhjetor 2021- Arben Ahmetaj

· 9 Dhjetor 2021- Arben Ahmetaj

· 3 Dhjetor 2021- Arben Ahmetaj

· 24 Nëntor 2021- Arben Ahmetaj

Next Post

Dalin dokumentet: Ja si ministri i Berishës shprehte kundërshtinë ndaj Rugovës në takimin me Sekretarin e Shtetit, Christofer!

Spartak Ngjela: SHBA s’do dorëzohet derisa Berisha të arrestohet, çudi që ithtarët i shkojnë pas një të inkriminuari, u vranë 4 persona në bulevard

Frrok Çupi: Mosshkarkimi i presidentit nga Kushtetuesja atentat ndaj qytetarëve dhe ligjit, Meta po përdor Kushtetutën si letër bakalli

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved