• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Absurdja e PD në entuziazmin për shkarkimin e Veliajt

September 24, 2025
in Debat

Ka një paradoks grotesk në mënyrën se si Partia Demokratike e ka pritur me entuziazëm lajmin e shkarkimit të Erjon Veliajt nga Bashkia e Tiranës. Është e pabesueshme të shohësh një opozitë që, ndonëse nuk ka guximin dhe aftësinë të nxjerrë një kandidat serioz për kryeqytetin, sot e shet si fitore të vetën rrëzimin e një kryebashkiaku që, po të ishte për PD, do të ishte i përjetshëm në atë karrige.

Në çdo garë elektorale Veliaj ka dalë fitues përballë kandidatëve demokratë. Nga Këlliçi te çdo emër tjetër që PD ka nxjerrë me gjysmë, rezultati për opozitën ka qenë një katastrofë politike. Në vend që të reflektojë për dështimin e vet kronik, PD brohoret për një zhvillim që ajo s’ka as kontribut, as meritë, as përfitim politik.

Edhe më absurd është fakti që kjo parti, e cila ka ndërtuar ligjërimin e saj mbi akuzat për shkelje të ligjit nga PS dhe i është drejtuar disa herë Gjykatës Kushtetuese për shkelje ligjore të mazhorancës, sot entuziazmohet pikërisht për një procedurë që përmbushë çdo element për të qenë antikushtetuese. Një ankim i avokatëve të Veliajt do të mjaftonte për ta bllokuar me një vendim të Gjykatës Kushtetuese këtë shkarkim. Pra, de facto, PD sot po i bie daulles së një shkeljeje ligjore, duke e bërë veten bashkëfajtore.

Nëse në këtë vend ka një shembull të qartë të perversitetit politik, është pikërisht ky kur një opozitë e paaftë për të fituar në kutinë e votimit, por që gëzohet kur kundërshtari bie nga skena për shkak të procedurave të dyshimta. Është një opozitë që s’mund të prodhojë dot një ofertë politike, por vetëm të ushqehet me dështimin e të tjerëve, edhe kur ky dështim ndodh mbi shkeljen e ligjit.

PD nuk ka pse gëzohet, për sa kohë ajo ende nuk ka një kandidat serioz të marrë përsipër kandidimin në kryeqytet. Me këtë sjellje, ajo po dëshmon edhe një herë se nuk ka asnjë lidhje me ligjin, me demokracinë dhe, mbi të gjitha, me përgjegjësinë ndaj qytetarëve të kryeqytetit. Për një parti që dikur pretendonte të ishte mbrojtëse e Kushtetutës dhe garancive ligjore, ky është tregues i mjerimit moral dhe politik ku ka rënë./nl/TemA

Next Post

"Topi është në fushën e kryeministrit"! Përse diferencohet shkarkimi i kryebashkiakut nga ai i deputetit?

Video ku ndodhej dhe Olsi Rama, reagon Arjan Ndoja: Ajo është bërë në 2021, më ftoi Kastrati. Ja kush ishin 21 personat në atë sofër

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved