• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Adi Krasta: Shqiptarët janë sado-mazokistë, jetojnë çdo ditë në plehra dhe me telenovela turk

September 10, 2025
in Debat

Adi Krasta ka rifilluar emisionin e tij në Tv Syri.

Dhe në fillim të emisionit, ai ka shprehur shqetësimin për publikun dhe audiencën.

Sipas tij, publiku pothuajse nuk ekziston më dhe audiencës nuk i bëhet më vonë se çfarë ndodh në vend.

“Dhe në këtë panoramë distopike, vijmë pikërisht te ai entitet për të cilin thamë se pothuaj nuk ekziston më – publiku.

Nuk ekziston në formën që e kemi njohur dikur. Ka funksionuar një normë shumë e ashpër gjatë 130 viteve të fundit, ku publiku nuk prekej. Nazëmadh, i gjerë, i gjithëfuqishëm, gjykues, vendimtar – ai nuk analizohej kurrë, nuk prekej kurrë. Njerëzit e medias bënin harakiri, vetëm e vetëm që publiku të ishte i paprekur në atë marrëdhënie aq të pabarabartë.

Sot ai, i mpirë e i mpakur, nuk e ka më fuqinë e dikurshme për të përcaktuar fatet e individëve apo të vlerave.

Por unë dua të besoj ende që nuk i drejtohemi një audience bosh, së cilës nuk i intereson kur zgjedhjet vidhen.

Besoj ende që nuk kemi përballë një publik që gëzohet kur shteti, në 4:35 të mëngjesit, në pandemi, prish në mënyrë hitleriane teatrin e vetëm të kryeqytetit.

Çfarë mund të ketë ndodhur kur një publik jeton çdo ditë në plehra, hedh plehra, prodhon plehra, dhe nuk është i shqetësuar që inceneratorët janë vjedhur dhe mbetjet janë bërë emergjencë kombëtare?

Çfarë mund të ketë ndodhur me një publik që dashuron e jeton për telenovelat e vendeve ish-perandorake, duke u entuziazmuar për gjuhë e norma që të kujtojnë një realitet të para 120 vjetëve?

Apo një publik që, kur jeton jashtë shtetit, tenton të sillet si vendasit, por sapo shkel në Shqipëri, përshtat menjëherë gjithçka me rrokopujën e atdheut, nga ku me vrap e potere është larguar dikur?

Dua të besoj që nuk kam përballë një publik që zgjedh të mos mendojë si kritik i qeverisjes, por si qeverisësi i tij. Një publik që nuk di apo nuk do ta pranojë se qeverisësi, pikërisht këtë publik nuk e merr në konsideratë.

Një marrëdhënie e çuditshme sado-mazo, kjo, që e ka historinë të gjatë e të dhimbshme në këtë vend.

Ka, megjithatë, ishuj të shëndetshëm.

Janë të shpërndarë, pa ndriçim, pa zë, pa emër, pa fuqi, pa nerv, apo të mundur – por janë ishuj të mirë të këtij publiku, dhe janë arsyeja e vetme pse nuk e kemi braktisur këtë pozicion.

Ndërkohë ne, pavarësisht gjithçkaje, le të mbetemi me kokëfortësi tek lajmet e penguara të jetës suaj të përditshme”, thotë Krasta.

Next Post

Akuza ndaj një avokati që ngre më shumë dyshime për ata që e kanë arrestuar

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved