• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Administrata Trump riorganizon DASH-in, Rubio: Do eliminohen zyrat e tepërta dhe programet që nuk përputhen me interesat e SHBA

April 22, 2025
in Bota

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata e drejtuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e riorganizon Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).

Ky vendim u mor, sipas Rubios, në mënyrë që të eliminohen zyrat që administrata e Trumpit i konsideron të tepërta dhe për të shkurtuar disa programe që thotë se nuk përputhen me interesat e SHBA-së.

“Kjo qasje do të fuqizojë Departamentin që nga themeli, nga zyrat te ambasadat”, tha Rubio në një deklaratë, duke i përshkruar lëvizjet si pjesë e agjendës së Trumpit për ta vendosur SHBA-në në rend të parë, si prioritet.

“Funksionet specifike për rajone do të konsolidohen për ta rritur funksionalitetin, zyrat e tepërta do të hiqen dhe programet jo-statutore, që nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Amerikës, do të pushojnë së ekzistuari”, tha Rubio.

Punën që më parë e kryente nënsekretari për Siguri Civile, të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci tani do të vendoset nën një koordinator të ri për Ndihmën e Jashtme dhe Çështjet Humanitare, shtoi ai.

Rubio, i cili shërben edhe si mbikëqyrës i administratës së shkatërruar të USAID-it, kritikoi rritjen e departamentit ndër vite, duke e quajtur atë “të fryrë, burokratik dhe të paaftë për të kryer misionin e tij thelbësor diplomatik në këtë epokë të re të konkurrencës së fuqive të mëdha”.

Ky riorganizim vjen pasi Trump në shkurt urdhëroi ndryshime në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së – trupit diplomatik të vendit – për të siguruar që ajo të ndiqte agjendën e tij të politikës së jashtme.

Zyrtarët amerikanë në mars thanë se departamenti po përgatitej gjithashtu të mbyllte gati një duzinë konsullatash. Por, në njoftimin e Rubios nuk u tha asgjë për konsullata./REL

Next Post

Rama:Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së. Eekzaltoi sallën më shumë se Berisha me sharjet ekstreme.

SPAK çon drejt kaosit të ndotjes Tiranën dhe Durrësin: Landfilli i Sharrës arrin maksimumin, Inceneratori kërkon hapësirë shtesë për mbetjet

Gjykata Kushtetuese - Miqtë dhe aleatët e përjetshëm të gazetarëve dhe medias në Shqipëri, pasaporta e vërtetë për në BE

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved