Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi Billa, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj ish-kolegëve të saj demokratë, të cilët përfitojnë nga taksat e qytetarëve.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Billa shprehet se ndërkohë që demokratët kanë 13 vite jashtë pushtetit dhe pa mundësi punësimi, një pjesë e deputetëve të opozitës dhe ish-zyrtarë të lartë të PD-së vazhdojnë të marrin të ardhura nga kjo qeveri.
“Doni të dini kush i merr paratë e taksave që paguajmë ne? Mua më mbajnë 1/4 e pagës dhe dua ta di… Shihni, se mund të keni deputetë tuaj (edhe të PD, ish-drejtorat tanë, ish-funksionarë, etj.). Ka dhe emra të tjerë, pas të cilëve fshihen deputetë. Po flas për këta tanët, se kam bindjen që janë më llumi i llumit,” – shkruan Billa.
Ajo nënvizon se disa deputetë të opozitës “pasurohen edhe në kohë kur PD është në opozitë”, ndërsa demokratët e thjeshtë vuajnë pasojat e mungesës së pushtetit. Kjo tregon më së miri se çfarë përfaqësojnë deputetët e rrumpallës punsimin e miliranëve a thua se shteti është lopë që duhet mjelur nga bedhacakët e mitingjeve që janë të paaftë ti përshtaten kapitalizmit, të konkurojnë dhe të punojnë e vlersohen për atë që dinë dhe bëjnë.
Eshtë çmenduri që ta imagjinosh se akoma ka njerëz që presin të iki Lena dhe të vij Prena pra të iki një i punësuar socialist madje patronazhist apo pa parti dhe të vijë një mitingash sali-ist.
Ja broçkullat e kësaj bibës që fatkeqësisht ka qenë deputete dhe duhet me përgëzuar Berishën që e përzuri
“Demokratët rrinë 13 vite rrugëve, pa punë, dhe deputetët marrin nga kjo qeveri që e luftojnë ‘fort’. Ai që pasurohet në opozitë nga taksat tona është më llumi i llumit. Imagjinoni ç’do bënin në pushtet,” – vijon ajo.
Sipas saj, pas përfitimeve financiare të deputetëve dhe ish-pushtetarëve fshihen interesa të errëta dhe lidhje të fshehta, ndërsa qytetarët dmth ushtarët mbeten të zhgënjyer dhe të papërfaqësuar