Një aksident me përfshirje të disa mjeteve ka ndodhur pranë “Pushimit të Shoferit”, në autostradën Fier-Lushnje.
Në aksident është përfshirë edhe një autobot që transportonte çimento.
Dy persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lushnjes.
Kryesisht, nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.
Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një rrugë dytësore pranë vendit të aksidentit.