• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Aktori i taeatrit dhe i kinemas Jani Riza sot do të festonte 83 vjetorin

January 19, 2024
in Nostalgji

Jani Riza do të ishte 83 vjeç, vajza Ledina e përkujton ditëlindjen e babait të saj artist i njohur i kinematografisë shqiptare.

Sot do te ishe 83 vjet!

Ndonjëherë kam menduar se si do të ishe pergjatë këtyre viteve që nuk ke qenë fizikisht pranë nesh.

Por ti, ke lënë kaq shumë kujtime tek ne, tek të afermit tanë, tek miqtë dhe njerëzit e shumtë që të njohën gjate jetës, saqë duket sikur nuk je larguar kurrë dhe ke jetuar çdo ditë mes nesh.

Ti u largove herët, por jetove e gëzove çdo ditë duke i dhënë kuptim jetës, tëndes por edhe tonës, se na mësove të jetojmë bukur!

Aktori Jani Riza sot do të kishte 83 vjetorin e tij të lindjes. I njohur dhe i spikatur në disa role në kinematografinë shqiptare, Riza ndërroi jetë në moshën 47 vjeçe nga një aksident automobilistik, në 24 tetor 1988.

Aktori Jani Riza lindi në 17 janar të vitit 1941, në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës. Mbaroi shkollën e lartë për aktor ?Aleksandër Moisiu?, më 1964 dhe fill më pas u emërua aktor në teatrin ?A. Z. Çajupi? të Korçës. Luajti aty mbi 40 role, kryesore dhe të dyta, duke u bërë një nga aktorët më të spikatur të trupës së këtij teatri. Kishte një zë të ashpër, trup të bëshëm, të vetëndjerë të thellë të rolit.

Sipas “Aktorët Shqiptarë”, Jani Riza u dallua për krijimin e figurave nga rrethet fshatare, njerëz të vrazhde, me vullnet të fortë, zemërake dhe një identitet të shfaqshëm kryekreje (dramat: Moro Mokra e Ruzhdi Pulahës*, Qyteti i akuzuar e Teodor Lacos*), por, herë-herë, edhe njerëz naiv, të çiltër, disi të leshtë (Dalipi te drama Këneta), apo hileqare e me vese (drama Djemtë e Bato Gores e R. Pulahës). Në qasjet e tij interpretative zunë vend, po ashtu, personazhe që breheshin nga dyshimet dhe lëkundjet e forta në marrjen e vendimeve, të cilat u shkaktonin trazime shpirtërore, meri të fshehura, dyzime (Halimi te Të pamposhturit e Minush Jeros*, Delua te Përballeë vetes e R. Pulahës).

Jani Riza ishte aktor i suksesshëm dhe në kinematografi, ku luajti mbi 15 role. Spikati me rolin e Xhezos në filmin Përballimi (1976), por figura tek e cila pati një mishërim aktorial të nivelit të lartë ishte ajo e Bunac Saliut në filmin televiziv Agimet e stinës së madhe (1981). Me këtë rol fitoi Medaljonin në Festivalin V të Filmit Shqiptar. Aktori Jani Riza vdiq nga një aksident automobilistik

Next Post

Nuk e di si u plaka! Sot feston 69 vjetorin e lindjes aktori i madh Kevin Kosner

Aktori i shquar i humorit Muharrem Hoxha sot mbushi 70 vjeç!

SPAK rrëzon kërkesën e Saliut për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved