Nga Elmas Bogdani
Avokat i njohur, Idajet Beqiri, në emër të familjes Haklaj, ka depozituar një përgjigje ndaj vendimit të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Shkallës së Parë për mosfillimin e procedimit penal lidhur me vrasjen e tre pjesëtarëve të familjes Haklaj.
ProfitSence Logo
Ankueset Shote dhe Vjollca Haklaj shprehin shqetësim për parregullsitë gjatë shqyrtimit të çështjes në Dhomë Këshillimi, ku ato dhe mbrojtësi i tyre nuk janë njoftuar për seancat dhe nuk kanë mundësi të paraqesin parashtrime shtesë me shkrim.Ata theksojnë se kjo situatë krijon dyshime për manipulim të drejtësisë nga grupe me influencë të lartë që pengojnë ndjekjen penale për vrasjet e Elez, Cen dhe Sokol Haklaj.
Në dokumentin dërguar Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të cilën e disponon gazeta “SOT”, familja Haklaj kërkon nisjen e hetimit të plotë dhe të pavarur, duke sjellë prova dhe dëshmi që lidhen me urdhëruesit dhe ekzekutorët e ngjarjes, përfshirë pretendimin për përfshirje të Sali Berishës Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri, shpreh besimin se Gjykata e Posaçme do të bëjë të mundur ndriçimin e këtij rasti, duke garantuar drejtësinë për viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë, që ndodhi më 8 maj 2002.
Përgjigjja e avokatit Idajet Beqiri në emër të familjes Haklaj
E nderuara Znj. Gjyqtare,
Në përgjigje Tuajës nr. 130 Regj. Them., datë 23.05.2025 për gjykimin në Dhomë Këshillimi të çështjes penale nr, 130 me ankuese Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj, duke respektuar afatin ligjor që keni përcaktuar në urdhërimin tuaj, ju paraqesim disa parashtrime shtesë lidhur me shkaqet e ankimit që kemi bërë kundër vendimit të prokurorit dhe të Gjykatës së Shkallës së Parë për mosfillimin e procedimit penal. Duke u njohur me praktikën tuaj për gjykimin në apel të ankimit tonë kundër Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Nr. 234, datë 29.04.2025, krijojmë më tepër bindjen që procesi i zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë ishte një proces i parregullt ligjor, një farsë që shkeli haptaz gjithë procedurën penale për një gjykim të bazuar në ligj. Ankuesit nuk u njoftuan që po zhvillohej një proces gjyqësor ku do të shqyrtohej ankimi i tyre në dhomë këshillimi kundër Vendimit të Prokurorit të Posaçëm për mosfillimin e procedimit penal, mbrojtësi i tyre ligjor nuk u njoftua, e drejta e paraqitjes së parashtrimeve shtesë me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim nuk na u dha etj. Një proces i tillë jo ligjor me të drejtë ka krijuar te ankueset, viktima të krimit, perceptimin se autorët e vrasjes së 3 (tre) pjestarëve të familjes së tyre, meqenëse janë me pushtet të fuqishëm, të pakufizuar dhe që e sundojnë organin e akuzës dhe sistemin gjyqësor, mund të bëjnë çdo llojë masakre njerëzore sepse janë të pandëshkueshëm. Në këtë aspekt pala ankuese e vlerëson pozitivisht fillimin e procesit të rregullt ligjor tuajën, duke respektuar domosdoshmërinë e njoftimit të ankueseve dhe të mbrojtësit të tyre ligjor, duke respektuar nenet 426 dhe 427/a paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale etj. Trajtimi që i ka bërë kallëzimit të viktimave të krimit Prokurori i Posaçëm në vendimin e tij për mosfillimin e procedimit penal si dhe përmbajtja e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Nr. 234, datë 29.04.2025, tregojnë haptaz se tre viktimat e krimit, të ndjerit Elez Haklaj, Cen Haklaj dhe Sokol Haklaj, babai dhe 2 vëllezërit e ankueseve Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj, janë trajtuar sikur të ishin “tre zogjë pule”, dhe jo tre jetë njerëzore të pafajshme që u marrin jetën për motive politike një grup i strukturuar kriminal.
Provat e forta
Ankueset Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj i kanë dërguar një letër Drejtuesit të SPAK Z. Altin Dumani, e cila nuk është e vendosur në fashikullin e Prokurorit ku është vendimi i mosfillimit, në të cilën i shpjegojnë që nga 4 burrat e familjes, tashmë ka mbetur i gjallë vetëm një vëlla, Shkelzen Haklaj. Për rrjedhojë në kallëzimin penal që kanë bërë apo në ankimin kundër vendimit të Prokurorit për mosfillimin e procedimit penal, nuk mund t’i thonë të gjitha provat, faktet, dëshmitarët okular, vidio-përgjimet, fotografitë, bisedat me dëshmitarë okularë që kanë marrë urdhër nga Sali Berisha për vrasjen e të tre pjestarëve të familjes së tyre, në cilat takime janë dhënë këto urdhra, për cilat motive, kush kanë qenë të pranishëm kur janë dhënë këto urdhra, kush kanë qenë në grupin e ekzekutimeve, çfarë pagesa kanë marrë etj. Ndaj kanë pritur një proces të rregullt hetimor, aq më shumë që çështja për këto vrasje është filluar dhe është pezulluar, çka do të thotë që vendimi i Prokurorit të Posaçëm për mosfillimin e procedimit penal, kur ky procedim penal është i hapur dhe ne kemi në duar dosjen hetimore të pezulluar, bëhet me qëllimin e vetëm që “të mbyllet kapaku i krimeve të Sali Berishës dhe të Grupit të Ekzekutorëve të familjarëve të Familjes Haklaj”!
Argumentet
Para se të vendosësh për mosfillimin e procedimit penal për krime kaq të rënda me 3 pjestarë të së njëjtës familje të vrarë, minimumi duhet të marrësh në pyetje kallëzueset, si viktima të krimit, të japin ato gjithë investigimin 28 vjeçar familjarë që kanë bërë për zbulimin e autorëve të këtyre vrasjeve dhe të shkakut të tyre. Këta familjarë të viktimave Shote Haklaj, Vjollca Haklaj dhe Shkelzen Haklaj kanë pritur që të thirren në SPAK dhe të japin çdo detaj të ngjarjeve, emrat dhe mbiemrat e vrasësve, dëshmitarët e shumtë okularë që provojnë këto vrasje etj. Në letrën drejtuar Z. Altin Dumani, por edhe para jush, Znj. Gjyqtare, dy ankueset theksojnë: “Emrat e 3 kriminelëve që kanë qenë në makinën nga ku janë qëlluar Elez dhe Cen Haklaj, emrin e personit të kërcenuar tek “lloçi i Kolgecaj-ve”, emrin e personit me të cilin kanë folur përtej varrezave të Margegajve, emrin e personit të ekipit të tyre nga Dragobia, në shtëpinë e të cilit kanë fjetur atë natë pasi kanë kryer krimin, dhe të shumë emrave të tjerë, familja e viktimave do ti paraqesin përpara jush, Z. Drejtues i SPAK, me kushtin e tyre, që të jetë prezent edhe Z. Idajet Beqiri, avokati dhe këshilltari i tyre ligjorë. Në këto kushte, të kalosh te “parashkrimi”, sikurse arsyeton Prokurori i Posaçëm në vendimin e mosfillimit të procesit penal, në një kohë që duhet të bëhet një hetim rreptësisht shterues, deri në detajet më të vogla të këtyre ngjarjeve me tre të vrarë, duke evidentuar vrasësit, emrat e të cilëve dhe rolin e gjithsecilit i japin nën përgjegjësinë ligjore kallëzueset dhe viktimat e krimit, do të thotë që këta vrasës t’i lësh ende rrugëve të Tiranës për të bërë vrasje të tjera, në një kohë që qytetarët e këtij vendi minimumi duhet t’i njohin, me qëllim që të ruhen prej tyre.
Letra ndaj Dumanit
Në vazhdim të parashtrimeve me shkrim që kemi bërë në apelin që ju kemi paraqitur, po ju paraqes në ligjëratë të drejtë, si ankueset Shote Haklaj, Vjollca Haklaj dhe vëllai i tyre Shkëlzen Haklaj, në letrën që i kanë drejtuar Z. Altin Dumani, për ta bërë atë pjesë të procesit hetimor, krahas shumë të tjerave i kanë theksuar sa vijon: Z.Prokuror, në mëngjesin e datës 8 maj 2002, jo më shumë se 100-150 metra larg shtëpisë tyre, duke ecur në rrugë, kanë vrarë babain e tyre Elez Haklaj 82 vjeç, dhe vëllain tyre Cen Haklaj 55 vjeç. Babai dhe vëllai i kallëzueseve, janë qëlluar dhe vrarë me armë zjarri nga 3 persona që udhëtonin në një veturë, ku 2 (dy) ishin ulur përpara shofer – pasagjer dhe një (1) mbrapa. Personi, që ishte ulur mbrapa ka qëlluar mbi babain dhe vëllain e tyre. Këta kriminelë dhe emrat e tyre i njohim..!! Banesat e familjes së Elez dhe Cen Haklaj, ndodhen afër spitalit te qytetit. Elezi dhe Cena po ecnin në krahun e djathtë të rrugës, drejt qendrës së qytetit. Vetura me vrasësit, ka ardhur nga qyteti në drejtim të spitalit dhe kur kanë arritur në afërsi, kanë qëlluar me armë, mbi Elezi-n dhe Cen-ën, të cilët kanë vdekur në vend, kurse vrasësit kanë vazhduar rrugën. Ajo rrugë të çon në fashatin Margegaj, Koçanaj, Klysyrë, Dragobi…, etj. Atë mëngjes, si në qytet, ku është kryer krimi, si gjatë rrugës që kanë ndjekur kriminelët pas vrasjes, e deri në fshatin Klysyrë ku kanë djegur veturën, ka patur shumë njerëz, që kanë parë, si ngjarjen direkt, ashtu edhe veturën me personat brenda tyre.
Prapaskenat
Sipas disa dëshmitarëve, në ketë vrasje ka qenë një ekip i ndarë në 2 vetura, njëri ekip ka kryer krimin, kurse ekipi tjetër ishte pozicionuar në dalje të qytetit, në vendin që e quajmë ” lloçi i Kolgecajve”, për t’ju ardhur në ndihmë ekipit që kreu vrasjet në rast nevoje dhe në të njëjtën kohë survejonin ballkonin e shtëpisë së Elezit, nëse dikush do dilte me armë në ballkon…!! Pasi kanë kryer vrasjen, gjatë largimit nga qyteti, janë takuar rastesisht, me një këmbësorë të thjeshtë tek “lloçi i Kolgecajve”, të cilët e kanë kërcënuar me jetë ketë person, i cili jua ka dhënë besën, që nuk do flasë kurrë në jetë për çfarë ka parë, dhe kriminelët kanë vazhduar rrugën. Ky person (të cilin e njohim dhe jua themi), nga frika e madhe, ka ikur në SHBA, ku ka jetuar disa vite. Tani është kthyer dhe jeton në Shqipëri. Pak përtej varrezave të Margegajve, afër një kafe-kioskë që gjendej në krahun e majtë të rrugës, kriminelët janë ndaluar për disa sekonda dhe kanë folur me një tjetër person, që gjithashtu e njohim, dhe ka shumë mundësi, që po i priste…! Përsëri kanë vazhduar rrugën, dhe pas pak kilometrash, (pasi kanë kaluar urën e Shoshanit) në zonën që quhet Klysyrë, kanë ndaluar veturën dhe e kanë djegur. Në momentin që po digjnin veturën, një furgon me pasagjerë, që po udhëtonte në atë rrugë në aksin Dragobi – Margegaj – B.Curri, ka kaluar edhe kanë folur me kriminelët. Pasi kanë djegur veturen, kanë shkuar me veturën tjetër, në fshatin Dragobi, ku kanë fjetur atë natë në shtëpinë e një nga personave të ekipit të dytë, që është nga fshati Dragobi, emrin e të cilit e njohim…!!”.
Akuzat
Familja e Elez Haklaj, akuzon të quajturin MIFTAR LUMESHI, si urdhëruesin dhe financuesin e vrasjes së dyfishtë, babait dhe vëllait të kallëzueseve, Elez Haklaj dhe Cen Haklaj. Prokurori i asaj kohe në Tropojë, Besim Hajdarmataj, nuk është lodhur aspak, për të hetuar dhe për të gjetur kriminelët, gjë të cilën e “kuptojmë”….!!! Në pranverën e vitit 2006, Ajshe Haklaj, vajza e Muharrem Haklaj që xhaxhai i Kallzueseve, ka shkuar në zyrën e prokurorit të rrethit në atë kohë, Besim Hajdarmataj-t, të cilit i ka kerkuar që të dinte, ku ishin dhe si po vazhdonin hetimet për vrasjet e 4 vëllezërve të saj..!! Prokurori Hajdarmataj, e ka pritur keq dhe i ka folur me para-gjykime personale në lidhje me vëllezërit e saj, gjë e cila është e ndaluar me ligj dhe e pa-pranueshme për një prokuror shteti i cili është i ngarkuar nga ligji, që të bëjë hetimet e krimeve, pa asnjë dallim, në mënyrë të pa-anshme dhe pa para-gjykim, kurse opinionet private duhet ti mbajë për vete ose për në shtëpinë tij….!! Ajshia, duke parë që prokurori nuk kishte asnjë fletë të mbushur me hetim, për vëllezërit e saj, por i gjykonte verbalisht në mënyrë personale, si të ishte një klient kafe-je, i thotë “OK”, meqënse nuk paske asgjë në dosjen hetimore për vrasjen e vëllezërve të mi, dhe po më tregon hapur, që nuk paske as dëshirë të hetosh, a mundesh të më tregosh ku ndodhet niveli i hetimeve tuaja në lidhje me vrasjen e xhaxhait tim Elez Haklaj-t dhe djalit të tij Cen Haklaj-t, që janë viktima totalisht të pafajshëm..?! Prokurori Hajdarmataj, ja ka paraqitur një dosje dhe i ka thënë shikoje, kemi hetuar sa kemi patur mundesi, por nuk kemi mundur të shkojmë më larg. Në dosje ishin gjeneralitetet e përgjithshme, ku ishte shkruar tipi i veturës, dhe kjo veturë që është përdorur për të bërë ketë vrasje të dy-fishtë, kishte ardhur nga Gjermania, dhe emri i shitësit të veturës, që ishte një Kosovar nga Peja i cili jetonte në Gjermani dhe quhet Ismet Isufaj, dhe asgjë më shumë…!! Sipas (ish) prokurorit Hajdarmataj, ky Kosovari është pyetur nga autoritetet Gjermane dhe ka dëshmuar që veturën e tij, ja ka shitur një shqiptari që nuk i njihte më parë dhe emri i tij nuk i kujtohet…!! Z. Prokuror, ky është hetimi i ” thellë” që ka bërë prokurori Besim Hajdarmataj, për vrasjen e Elez dhe Cen Haklaj-t. Më sipër kemi shkruar “e kuptojmë”..!! E kuptojmë, që prokurori Besim Hajdarmataj nuk “mund” të shkonte më larg në hetimin e këtij krimi, sepse e dinte, ose mund të ishte edhe në dijeni, që shoku, apo kushëriri i tij, Miftar Lumeshi, e ka komanduar dhe financuar, këtë vrasje të dyfishtë. “E kuptoj” neglizhencën e qëllimshme dhe të dënueshme të Besim Hajdarmatës për të mos hetuar këtë-o vrasje, sepse, siç thotë një fjalë popullore, “dora që të ushqen, nuk kafshohet”..!! “E kuptojmë” që Besim Hajdarmataj, nuk mund të hetonte më thellë, sepse “nuk kishte shumë kohë në dipozicion” për humbur për hetimin e kësaj vrasje, përkundrazi, kishte shumë kohë të lirë, që të shëtiste Evropën në avion me Miftar Lumeshin, me bileta avioni, me hotele të rezervuara dhe të paguara nga Miftar Lumeshi, gjë e cila i është cituar edhe nga organi i VETING-ut, dhe i është konsideruar si gjest i lartë korrupsioni udhëtimi- et me një të “dyshuar” si trafikant droge..!!! Familja Haklaj, nuk e din as sot, se ku janë hetimet mbi vrasjen e babait dhe vellait të tyre Elez dhe Cen Haklaj, nuk dijnë asgjë në lidhje me ketë Kosovar që jetojka në Gjermani, as në çfarë qyteti të Gjermanisë banon etj etj, por mendojnë që ndoshta ky Kosovar banon në Hamburg a Munik, ku Miftar Lumeshi e ka “shtabin” e logjistikës së bizneseve dhe trafiqeve të tij personale…, ku gjithashtu, luante dhe luan edhe sot “sekserin” dhe “lavatriçen” e bizneseve korruptive të Sali, Shkelzen dhe Argita Berishës në Gjermani….!!! Si ka mundësi, që me dt-8 Maj 2002, në mëngjes, kur njerëzit dalin për të shkuar në punë, ose për hallet e tyre, që probabiliteti është shumë i madh, që çdo mëngjes, apo darkë, të ketë shumë leëizje njerëzish, dhe prokurori Hajdarmataj nuk ka gjetur asnjë dëshmitar, që nga qyteti B.Curri deri në Dragobi, që të ketë parë ngjarjen, ose njohur keta vrasës, të cilët nuk kanë patur as maska….?!! Si ka mundësi, që një Shqiptar (Kosovar), banues në Gjermani, ja shet veturën e tij një Shqiptari që nuk e njeh dhe nuk ka asnjë akt-shitje, veturë e cila, ka kaluar 4-5 kufij shtetesh, për të arritur deri në Shqipëri….?!!
Shpërblimi
Familja Haklaj, është e sigurt që, si Miftar Lumeshi, ashtu edhe prokurori Besim Hajdarmata, kanë qenë të bindur dhe të “garantuar”, që Sali tradhtar Berisha, ishte dhe do mbetej për shumë e shumë vite të tjera “mbreti” absolut i “drejtësisë së shtetit Shqiptar, çka do të thotë, që nuk do jepnin kurrë llogari përpara drejtësisë…, bile, të gjithë ata persona, që familja jonë i ka akuzuar si autorë, ko-autorë apo bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm në vrasjet e vellezerve tanë, janë shperblyer nga Sali Berisha, me poste pune në administrata, në poste të niveleve të larta shtetrore e deri deputetë…, ku njëri ndër keta, ishte edhe ish-prokurori Besim Hajdarmataj, i cili, pasi i “kopsiti” dosjet e Haklaj-ve, siç e donte ” drejtesia” e pushtet-shtetit privat të Sali Berishës, u shperblye siç e “meritonte”, ku nga një prokuror “plepist” i një qyteti të vogël, pa asnjë eksperiencë, u emërua Prokuror i lartë i krimeve të rënda në Tiranë…, ku ndër të tjera, ky post-dhuratë që ju bë në atë kohë, ishte edhe një mundësi gjigante, për tu shumë-pasuruar ekonomikisht…??!! Familja e Elez Haklaj-t, e akuzon ish-prokurorin Besim Hajdarmataj, per obstruksion flagrant, neglizhim-vullnetar, fshehje dhe manipulim të hetimeve të këtij krimi të dyfishtë. Jemi të bindur 100%, që ish-prokurori Hajdarmataj, ishte në dijeni për planin, emrat dhe modus-operendin që do përdornin ekipi-et, që vranë babain dhe vëllain e tyre në mëngjesin e dt. 08 Maj 2002…!!
Roli i UDB
Vrasja e Elez dhe Cen Haklaj-t, si dhe vrasja e kushërinjve të tyre, po të ishin hetuar nga organet e drejtësisë me një hetim minimal, serioz dhe profesional, do të ishin zbardhur të gjitha, sepse kriminelët që kanë kryer këto vrasje, duke qenë të sigurt dhe të garantuar, që krimi-et e tyre nuk do hetohen kurrë…. kanë neglizhuar përkujdesjet më “elementare” që kriminelët në përgjithësi bëjnë përpara dhe pas krimeve të tyre për ti shpëtuar drejtësisë, duke lënë pas tyre, në çdo rast disa “kilo” prova dhe indicie materiale dhe bio-fiziologjike….!!! Z.Prokuror, familja Haklaj, është e bindur, që në gjenocidin e bërë kundër familjes së tyre, ka rrol, dorë dhe shumë peshë edhe UDB-ja Serbe, e cila, që 100 vjet ka tentuar të shkatërronte familjen e Isuf Grosh Haklaj-t, gjyshit të tyre, që UDB-ja shikonte në këtë Familje atë që ishte në të vërtetë, një familje e respektuar, me autoritet të madh moral, me influencë në Malsi të Gjakovës, nacionaliste dhe Atdhetare. Askush nuk mund të thotë, që në kohën e Enver Hoxhës nuk ka patur agjentë të UDB-së Jugosllave në Shqipëri, por që në vitin 1990, sidomos me marrjen e pushtetit nga Sali UDB-ash Berisha e deri sot, agjentura Serbe dhe agjentët e saj Shqip-folës, janë “ulur këmbë-kryq” në ballë të oxhakut të Shqiperisë si në Tiranë ashtu edhe në Tropojë…!!!
I nderuar Z. Drejtues i SPAK
Familja Haklaj, ka bërë e ç’bërë për 28 vjet me radhë 24h/24h, të gjitha kerkimet dhe analizat e mundshme, për të zbuluar këto krime që ju kanë ndodhur. Sot më në fund, po i drejtohen për herë të parë Drejtësisë së shtetit të tyre, dhe ketë denoncim, janë bindjet e tyre absolute, që për rrjedhojë, familja e Elez, Cen dhe Sokol Haklaj, akuzojnë drejt për së drejti, Sali Ram Berishen si krijuesin e organizatës kriminale, që ka bërë ekzekutimin e (3) tre pjestarve të familjes Elez, Cen e Sokol Haklaj, dhe të kushërinjve të tyre për hakmarrje, vetëm e vetëm, pse kjo familje nuk e ndoqi dhe nuk e përkrahu ketë agjent të Serbisë, ketë tradhtar të kombit Shqiptar, i cili planifikoj dhe krijoj kushtet që në Shqiperi filluan dhe vazhdojnë edhe sot vrasje në zinxhirë e posaçërisht kundër familjes Haklaj… Emrat e 3 kriminelëve që kanë qenë në makinën nga ku janë qëlluar Elez dhe Cen Haklaj, emrin e personit të kërcënuar tek “lloçi i Kolgecaj-ve”, emrin e personit me të cilin kanë folur përtej varrezave të Margegajve, emrin e personit të ekipit të tyre nga Dragobia, në shtëpinë e të cilit kanë fjetur atë natë pasi kanë kryer krimin, dhe të shumë emrave të tjerë, familja e viktimave do ti paraqesin përpara jush, Z. Drejtues i SPAK, me kushtin e tyre, që të jetë prezent edhe Z. Idajet Beqiri, avokati dhe këshilltari i tyre ligjore.”
PËR KËTO ARSYE
Bazuar në nenet 14 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 6 të KEDNJ, nenet 1, 2, 9/a, 58 e vijues, 291 e vijues dhe 428/b të Kodit të Procedurës Penale
KËRKOJMË
Prishjen e Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kryej hetimet e nevojshme, duke përcaktuar edhe drejtimin e tyre për vrasjet e datës 8 maj 2002 të shtetasve Elez dhe Cen Haklaj.
Idajet, Beqiri, MBROJTËSI LIGJOR I VIKTIMAVE TË VEPRËS PENALE SHOTE DHE VJOLLCA HAKLAJ