Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën në orët e para të mëngjesit.
Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhet redaksitë News2 4, Ballkan web, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO” i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.
Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë.