• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Amerikanët kërkojnë arrestimin e Berishës për kaosin e 8 janarit! I dërguari i DASH thirrje drejtësisë të ndëshkojë nxitësit e dhunës

January 13, 2022
in Aktualitet, Kryesore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit pasi u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe pas përjashtimit nga grupi parlamentar e funksionet e tjera në Partinë Demokratike, po i fryn zjarrit të trazirave.

Sinjali më i freskët ka ndodhur më 8 janar, ku protesta e udhëhequr nga Sali Berisha dhe mbështetës të tij para selisë së PD degjeneroi në përplasje të dhunshme. Por sa i takon këtij aksioni të paprecedent, dje ka ardhur një reagimi i fortë nga përtej oqeanit Atlantik.

Ka qenë zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, i cili gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë blu, ndërsa kërkoi hetimin e Berishës për kaosin e ndodhur gjatë tubimit të thirrur nga ish-kryeministri. Madje prerë dhe qartë i dërguari i DASH i bëri thirrje drejtësisë të ndëshkojë nxitësit e dhunës që ndodhi në tubimin e kësaj të shtune që lamë pas.

Sipas tij, dhuna nuk mund të jetë mjet për të marrë kontrollin e një partie politike. “Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Dhe ne e dënojmë këtë. Ne jemi të bashkuar me partnerët tanë evropianë në dënimin e (dhunës) dhe shpresojmë që të mos ndodhë më.

Gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht çdo person që është i përfshirë në dhunë politike”, deklaroi ai. Po ashtu, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar “thumboi” Berishën, teksa i kujtoi se jo çdokush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “U takon votuesve të përcaktojnë se në ç’pozitë janë partitë politike në Shqipëri.

Është për të ardhur keq që megjithëse ne e konsiderojmë Partinë Demokratike një partner të rëndësishëm në Shqipëri, jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni në këto momente”, u shpreh ai.

SHBA: Drejtësia të hetojë të korruptuar

Por zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar shkoi edhe më tej kur i bëri thirrje autoritete shqiptare të drejtësisë të veprojnë me dorë të hekurt sa i takon të koruptuarëve. I pyetur se si shpjegohet që ish-kryeministri ministri Sali Berisha është bërë aktiv dhe ka dalë nga letargjia pasi u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, diplomati Escobar u shpreh se i takon drejtësisë që ta neutralizojë Berishën.

Madje, zyrtari i DASH iu bëri thirrje edhe mbështetësve të Berishës që ta braktisin këtë të fundit dhe filozofinë e tij të dhunës. “Para së gjithash, përcaktimi kishte të bënte me korrupsionin. Nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve të tij apo jetën e tij politike. Dhe ne u kemi bërë thirrje autoriteteve ta luftojnë korrupsionin kudo që ta identifikojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit. Përsa i përket rikthimit, nuk jam i sigurt se është tamam ashtu. Është e mundur që ai të ketë mbështetës. Por unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që ai mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu. Dhe shpresoj që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje në këto lloj aktivitetesh”, nënvizoi zyrtari i DASH, Gabriel Escobar.

Next Post

Nuk tregoi ministrat dhe politikanët e korruptuar, të cilët i kishte paguar me miliona euro! Mbetet mister sot pas 6 vjetësh: Pse ky biznesmen zgjodhi të mos fliste?!

“Heqim njollat në biografi dhe bëjmë synetlliqe”! Evi Kokalari deklaroi se po punon për rikthimin e Trump-it në pushtet: Juristi Romeo Kara del me reagimin epik

Yuri Kim mesazh të koduar pas intervistës së Escobar, zyrtari amerikan paralajmëron shpalljen “non grata” të disa politikanëve të tjerë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved