• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Amerikanët nuk falin! Dënim tjetër me 9 vite burg për ish-kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski: Fundosen edhe dy ish-funksionarë të lartë

May 21, 2022
in Diaspora

Lufta ndaj të korruptuarve që Amerika ka nisur fuqishëm në Ballkan, nuk ka kursyer edhe zyrtarë shumë të lartë. Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, është dënuar ditën e djeshme nga Gjykata Penale e Shkupit me 9 vite burg, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Gruevski, i arratisur në Hungari, është dënuar së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë maqedonas për rastin e njohur për “Kosmos”. Kjo dosje përmban prishjen e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë së Gruevskit kur ky i fundit ishte në pushtet.

Trupi gjykues e ka vlerësuar këtë vepër si të kryer për hakmarrje politike. Bashkë me Gruevskin janë dënuar edhe ish-ministri i Transporteve, Mile Jakanievski me 3 vite burg dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski me 4 vite burg. Sipas aktgjykimit, të dënuarit duhet bashkërisht t’ia kompensojnë dëmin e shkaktuar biznesmenit Fiat Canovski, në shumën mbi 11 milionë euro. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, më parë është dënuar me dy vjet burgim për blerjen e një makine luksoze në vlerë prej mbi 600 mijë euro, por dënimin nuk e ka vuajtur pasi ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut.

Ish-kryeministri Gruevski shkroi në Facebook se, ndihej i tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij, “të cilët kishin pranuar ta ngarkojnë atë me faj për të mbrojtur vetveten”. Ai akuzon autoritetet në Shkup për “përndjekje politike kundër tij”.

Gruevski tashmë është dënuar për raste të tjera gjyqësore me disa vite burg, ndërsa akuzohet edhe si organizator kryesor i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e vendit, në prill, 2017.

Autoritetet hungareze nuk kanë pranuar të bëjnë ekstradimin e tij. Në rrugën për në Hungari, Gruevski ka kaluar nëpër territoret e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Ai, por dhe partia e tij VMRO-DPMNE njihen për lidhje të afërta me Kryeministrin Viktor Orban. Media hungareze dhe ajo në Shkup njoftojnë se ish-kryeministri ka hapur një biznes në Hungari.

Next Post

"Brisi i Tatimeve": Kam vendosur të bëhem nënë, pa pasur burrë

Rrëfimi i pazakontë i deputetit të PPSH: Kam shkuar me femra, por partisë i kam qëndruar besnik

Fenomen i pabesueshëm! Borë në Brazil: Temperaturat shkojnë deri në -5 gradë celsius

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved