• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Amerikani Jack Smith emërohet kryeprokuror i Gjykatës Speciale

May 9, 2018
in Aktualitet

Prokurori amerikan Jack Smith është emëruar kryeprokuror i Dhomave të Veçanta apo Gjykatës Speciale për krime lufte.

Smith është emëruar pas një procesi të përzgjedhjes i organizuar nga Bashkimi Evropian.

“Është nder dhe kënaqësi që më ofrohet kjo sfidë dhe jam i gatshëm t’i çoj hetimet më tej”, është shprehur Smith, citon Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale njofton se kryeprokurori i sapoemëruar, Smith ka përvojë në hetime politike të rangut të lartë dhe hetime penale ndërkombëtare.

Prokurori Smith do të jetë pasardhës i David Schvendimanit, i cili ishte kryeprokurori i parë, por e kishte lëshuar detyrën më 31 mars, kur skadoi mandati i tij si zyrtar i shërbimit të Jashtëm amerikan.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se emërimi i prokurorit Jack Smith në pozitën e Prokurorit të Specializuar do të ndihmojë në avancimin e mandatit të gjykatës.

Ajo ka thënë se Smith e ka përvojën e duhur në fushën e hetimeve penale të nivelit ndërkombëtar.

“I ofroj z. Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me z. Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”, citohet të ketë thënë Trendafilova.

Mandati i Gjykatës Speciale për krime lufte përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë, prej vitit 1998 deri në fund të vitit 2000.

Kjo gjykatë u krijua pas ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kur mund të ngriten aktakuzat e para, pritet që kjo të ndodhë këtë vit.

Kush është Jack Smith?

Prokurori i ri i Gjykatës Speciale, Jack Smith ka një të kaluar të gjatë në sistemin e drejtësisë amerikane. Ai ka qenë i angazhuar në mekanizma të ndëryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

Nga shkurt 2015 deri në gusht 2017, prokurori Smith ishte ndihmësprokuror i parë federal dhe ushtrues i detyrës së prokurorit federal për rajonin e mesëm në Tenesi.

Gjatë periudhës 2010-2015, Smith ishte kreu i seksionit për integritet publik në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së.

Smith ka qenë i angazhuar edhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Nga 2008 deri më 2010, pranë kësaj gjykate ai mbikëqyri hetime delikate të zyrtarëve të qeverive të ndryshme dhe të milicisë, për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, Smith ka qenë i angazhuar edhe në pozita të tjera të rëndëishme.

Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Harvardit dhe në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Oneonta.

Next Post

I bien të fikët, humb jetën maturantja në shkollë

Partnerja e Izet Haxhisë shkruan nga llogaria e tij: “Jam dhe unë me ty në qeli...”

Brokerat financiarë, ndërmjetësit që të gjejnë sigurimin më të mirë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved