• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Arben Ahmetaj akuza të forta Dumanit si “ushtar” i Edi Ramës, ja e vërteta mbi akuzat e SPAK, si u manipuluan provat…

September 22, 2025
in Dosja X, Nostalgji

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë hapur me akuzat më të ashpra ndaj drejtësisë së posaçme, duke e parë gjithë procesin kundër tij si një operacion politik të orkestruar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga Altin Dumani. Në thelbin e mesazhit të tij, Ahmetaj shfaq bindjen se SPAK nuk po vepron më si organ i pavarur, por si instrument në shërbim të pushtetit për të manipuluar prova, për të devijuar të vërtetën dhe për ta mbajtur atë të goditur politikisht. Ky qëndrim i fortë i ish-zv.kryeministrit shkon përtej mbrojtjes personale. Ai ngre alarmin se drejtësia e re, në vend që të jetë garant i ligjit, po kthehet në armë të pushtetit.

Provat e Ahmetajt

Ahmetaj, i cili ndodhet në Zvicër dhe kërkohet nga SPAK për t’u arrestuar, ka shpërndarë dje për mediat dy dokumente gjyqësore dhe një shpjegim të gjatë me email, ku e paraqet çështjen “Buka Sh.a” si një proces të motivuar politikisht. Në letrën e tij, Ahmetaj thotë se prej korrikut 2022, kur dosja kaloi nën hetimin e SPAK, ndaj tij është ushtruar “presion politik, persekutim personal e familjar”, ndërsa akuzat janë ngritur dhe ndryshuar për ta mbajtur nën goditje. Sipas ish-ministrit, prokuroria e ka nisur hetimin me akuzën se ai kishte dëmtuar interesat e shtetit, por gjatë seancës paraprake, sipas Ahmetajt, e tërhoqi këtë akuzë duke e quajtur “lapsus”.
Promoted Content
Psoriaza zgjidhet brenda 2 ditësh me një trajtim në shtëpi!
Dermal
Nëse ke papiloma në gjoks, qafë ose nën sqetull, lexo këtë!
Germostop
1 filxhan para gjumit djeg 14 kg për 2 javë!
Slimfit
Prostata është zvogëluar 3 herë! Bëjeni këtë çdo natë!
Prostatol

Për Ahmetajn, kjo është provë se procedura ka qenë e motivuar dhe jo e bazuar në ligj.

Ai pretendon gjithashtu se SPAK ka fshehur prova thelbësore: komunikime telefonike, dëshmi të dëshmitarëve dhe elementë të tjerë që, sipas tij, do t’i nxirrnin përgjegjës edhe persona të tjerë. Një tjetër pikë e mbrojtjes së tij është vendimi për të ndarë dosjen në dy pjesë, megjithëse, siç shprehet ai, ekziston një vendim gjykate që e ndalon këtë, duke u bërë kështu një mënyrë për të “devijuar të vërtetën.” “E dyta, në dokumentin e atashuar, ka një moment ku debati Prokuror-Avokat ka të bëjë mes ndarjes së kësaj çështjeje në dy pjesë, stil tashmë i konsoliduar në shumë raste të organit të akuzës për të devijuar të vërtetën. Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo çështje, prokurori e ka ndarë çështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dali panorama e së vërtetës e plotë, duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar më përgjegjësi ata që janë pjesë?”, shkruan Ahmetaj. Në shpjegimin e dërguar mediave, Ahmetaj kundërshton edhe akuzën e moszbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rivlerësimin e aksioneve të kompanisë “Buka Sh.a”. Ai argumenton se rivlerësimi i pavarur ka trefishuar vlerën e aseteve si për shtetin, ashtu edhe për privatët, çka sipas tij përmbys pretendimin se ka favorizuar njërën palë. “Në bazë të cilit ligj duhej të vlerësoja vetëm privatët?”, shkruan ai, duke shtuar se prokuroria nuk citon asnjë nen ligjor që ai e ka shkelur. Ish-zv.kryeministri kritikon edhe “gjuhën paragjykuese” të prokurorit, i cili sipas tij ka komentuar publikisht mbi mungesën e tij në sallën e gjyqit, dhe e sheh këtë si shkelje të paanshmërisë. “Po të ishte i pavarur, s’do të bridhte rrugëve të Europës”, citon Ahmetaj, duke nënvizuar se zgjedhja për të mos u paraqitur është e drejta e tij.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për shpërdorim detyre në procesin e privatizimit të ish-fabrikës së bukës, duke pretenduar se ka shkaktuar një dëm ekonomik prej disa milionë eurosh individëve ish pronarë gje që nuk është kompetencë e SPAK por e avokatit të pronarëve. Çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, e cila pritet të shqyrtojë edhe gjoja provat e reja sipas prokurorisë Me këtë letër dhe dokumentet shoqëruese, Ahmetaj synon të tregojë se ndaj tij po zhvillohet një proces i padrejtë, ku drejtësia po përdoret si armë politike. Ai kërkon që opinioni publik të shohë dokumentet dhe të gjykojë vetë mbi akuzat që, sipas tij, janë sajuar për ta bërë “target politik” dhe për ta mbajtur nën presion.

Next Post

Belinda Balluku financoi PD në 46 protesta kundër Veliajt nëpërmjet Belo Ezmerit, ish pretendentit si kryetari i Bashkisë së Tiranë

Rama shpjegon si do funksionojë ministrja virtuale: Do i duhen bashkëpunëtorë, do i lindë në maternitetin e AI

Jo vetëm në ski, Lara Colturi nga Australia në Tiranë për patentën shqiptare: Mezi pres Olimpiadën dimërore, speciale për mua

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved