• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?

January 29, 2025
in Debat

Pika e zeze

Në monologun e tij para kamerave të paguara nga familja Berisha, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj për më shumë se 3 orë tregoi atë që dëshironte për skandalet e supozuara të qeverisë, pjesë e së cilës edhe ai vetë kishte qenë.

Çim Peka, i cili nuk pati leje të bënte asnjë pyetje sepse ky dukej se ishte kushti i vendosur nga Ahmetaj për të pranuar monologun, qëndroi për 200 minuta i palëvizshëm në një karrige të një suite në Lugano, me shpresën se i ftuari-moderator që kishte përballë do të jepte goditjen fatale ndaj Edi Ramës.

Arben Ahmetaj nuk përmendi asnjë emër të ri, duke e shtyrë për një moment tjetër kur “t’i kthehet kujtesa dhe vendi të jetë pastruar nga kanceri” (imagjinojmë nga SPAK-u), për të folur më konkretisht. Ai kishte shumë dokumente në dorë, por i lexonte vetëm ai, si të ishin pwr një kujtesë personale, pa ia treguar kurrë kamerës.

Me pak fjalë, nga këndvështrimi gazetaresk, deri diku ishte një bllof i tretë, pas dy monologjeve të tjerë. Çim Peka megjithatë, edhe pa asnjë provë në dorë, dukej i kënaqur, përveç kur Arben Ahmetaj denoncoi një intrigë që përfshinte PD-në dhe një fraksion të PS-së: komplotin e supozuar Belo-Bela.

Arben Ahmetaj pretendon se zv/kryeministrja Belinda Balluku, përmes njerëzve të saj, ka paguar demonstrues për të marrë pjesë në protestat e organizuara nga Belind Këlliçi përpara Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin e Erion Veliajt. Tani Çim Peka, por mbi të gjitha familja Berisha dhe Partia e tij Demokratike, që sponsorizuan me entuziazëm këtë intervistë, gjenden në pozitën e sikletshme për të vendosur nëse do t’i besojnë Arben Ahmetajt apo jo.

Nëse Arben Ahmetaj thotë të vërtetën kur akuzon Edi Ramën se është “kreu i organizatës” me Belinda Ballukun si “plaçkitëse” dhe themeluese e “5B” të korrupsionit, atëherë Belind Këlliçi (por jo vetem ai në fakt) duhet të japë shpjegime përse protesta e tij financohet nga numri dy i qeverisë socialiste kundër Erion Veliajt. Por, nëse Arben Ahmetaj gënjen për Belo & Bela, atëherë edhe akuzat e tij ndaj Edi Ramës humbasin besueshmërinë.

Tani për tani, klani Berisha ka vendosur ta anashkalojë këtë pjesë të sikletshme të monologut të Arben Ahmetajt, duke përdorur pjesët e tjera që i interesojnë. Ndërkohë, më i shqetësuari nga të gjithë duket Belind Këlliçi: A është e vërtetë që ai ka pranuar bashkëpunimin me Belinda Ballukun për të mbledhur 20 veta para bashkisë? Dhe, nëse e ka bërë, a ishte Sali Berisha i informuar? Dhe përsëri, nëse e ka bërë, cila është pjesa tjetër e fshehtë e bashkëpunimit?

Next Post

'SHBA po harxhonte 50 milionë dollarë për prezervativë në Gaza', Sekretarja e shtypit të Trump lë me gojë hapur gazetarët

Ngriu fondet federale dhe grantet e USAID në gjithë botën: Gjykata bllokon urdhërin e Trump

"Ngrirja" e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin: Pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved