• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë transferimit të pronës te Bashkia, por binte ndesh me objektin e ligjit për teatrin

July 16, 2021
in Aktualitet
META DEPOZITON KERKESEN KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT NE KUSHTETUESE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke dale nga Gjykata Kushtetuese pasi ka depozituar kerkesen per shpalljen antikushtetuese te ligjit per shembjen e godines se Teatrit Kombetar. Meta tha se “Nuk jemi rastesisht pa Gjykate Kushtetuese. Vendin pa Gjykate Kushtetuese e la Ramaforma.”/r/n/r/nMETA SUBMITS REQUEST AGAINST THEATER DEMOLITION AT CONSTITUTIONAL COURT -  The President of the Republic, Ilir Meta, leaves the Constitutional Court after filing the request for the proclamation as unconstitutional of the law for the demolition of the National Theater. Meta said that "We are not by chance without the Constitutional Court. The country was left without the Constitutional Court by Ramaform."

META DEPOZITON KERKESEN KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT NE KUSHTETUESE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke dale nga Gjykata Kushtetuese pasi ka depozituar kerkesen per shpalljen antikushtetuese te ligjit per shembjen e godines se Teatrit Kombetar. Meta tha se “Nuk jemi rastesisht pa Gjykate Kushtetuese. Vendin pa Gjykate Kushtetuese e la Ramaforma.”/r/n/r/nMETA SUBMITS REQUEST AGAINST THEATER DEMOLITION AT CONSTITUTIONAL COURT - The President of the Republic, Ilir Meta, leaves the Constitutional Court after filing the request for the proclamation as unconstitutional of the law for the demolition of the National Theater. Meta said that "We are not by chance without the Constitutional Court. The country was left without the Constitutional Court by Ramaform."

Gjykata Kushtetuese zbardhi sot të plotë vendimin për Teatrin Kombëtar, ku mes të tjerash sqaron se transferimi I pronës së Teatrit Kombëtar nga qeveria tek Bashkia është i drejtë, me kushtin që baza ligjore të mbështetej në ligjin në fuqi Nr 37 për Teatrin dhe jo të nxirrej një VKM e re.

Në argumentet e saj, trupa gjykuese vlerëson se përderisa ka qenë në fuqi ligji Nr 37 për Teatrin, nuk duhet të dilte VKM e re po për të njëjtën gjë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, e rrjedhimisht dhe baza ligjore duhet të ndryshojë.

“Duke iu rikthyer çështjes konkrete në shqyrtim, Gjykata vëren se VKM-ja nr. 377/2020 ka si bazë ligjore për miratimin e saj ligjet nr. 8743/2001 dhe nr. 8744/2001, ndërsa për objekt, përveç kalimit të pronësisë Bashkisë së Tiranës të pasurisë nr. 1/241 me emërtimin “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m², ka edhe ndërtimin e Teatrit Kombëtar si një godine me standarde bashkëkohore, në konsultim me të gjitha grupet e interesit (neni 1 i VKM-së nr. 377/2020). Gjithashtu, edhe ligji nr. 37/2018 ka të njëjtin objekt me atë të VKM-së nr. 377/2000, që është ndërtimi dhe dorëzimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar (neni 1 dhe neni 2 i ligjit).

Në këtë kuptim, edhe pse ligjvënësi ka shprehur vullnetin e tij përmes miratimit të një ligji të posaçëm, që ka pasur për qëllim zhvillimin e zonës në të cilën gjendeshin edhe godinat e Teatrit Kombëtar, Këshilli i Ministrave, pavarësisht këtij fakti, ka miratuar një akt nënligjor me të njëjtin objekt dhe qëllim, duke anashkaluar dhe duke mos u bazuar në këtë ligj. Në këtë pikëpamje janë të paqarta arsyet e mungesës së nismës për rishikimin e ligjit nr. 37/2018 dhe të vijimit të procedurave në mënyrë koherente. Është e vërtetë se organet kushtetuese, me kompetenca në nxjerrjen e akteve normative ose individuale, kanë hapësirën e tyre të vlerësimit për rregullimin e çështjeve në kompetencë të tyre, por në zgjedhjen e instrumentit ligjor ato duhet të respektojnë shtetin e së drejtës, të garantojnë koherencën e rendit juridik dhe hierarkinë e normave të tij”, thuhet në vendimin e zbardhur të Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese nënvizon se miratimi i të njëjtave rregullimeve me dy akte me vlerë të ndryshme ligjore, pa asnjë referencë te njëri – tjetri, jo në kuptimin formal, por në substancë, nga dy organe të ndryshme, cenon parimin e hierarkisë së akteve ligjore.

“Në kushtet kur ligji nr. 37/2018 në nenin 4 të tij ka përcaktuar se në dispozicion të zhvillimit të projektit vihen pasuritë e paluajtshme në pronësi shtet, sipas parashikimeve të tij, Kodit Civil dhe legjislacionit për pronat e paluajtshme, edhe pse ai nuk përmban ndonjë delegim të shprehur për ekzekutivin në këtë drejtim, Gjykata vlerëson se miratimi i të njëjtave rregullimeve me dy akte me vlerë të ndryshme ligjore, pa asnjë referencë te njëri – tjetri, jo në kuptimin formal, por në substancë, nga dy organe të ndryshme, cenon parimin e hierarkisë së akteve ligjore dhe krijon, gjithashtu, pasiguri dhe paqartësi në zbatimin e këtyre normave juridike”, thuhet në vendim.

Ndërkaq, pavarësisht se e morën në shqyrtim, Gjykata Kushtetuese nuk bëri asnjë koment në lidhje me pretendimin e Presidentit Ilir Meta lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së vjetër, duke e lënë në fuqi.

Sipas akt-ekspertimit të bërë nga Instituti i Ndërtimit, godina e Teatrit Kombëtar, e ndërtuar që në vitin 1938, ka dëmtime dhe përkulje në disa zona të soletës, degradim të sipërfaqes dhe materialeve për shkak të cilësisë dhe vjetërsisë, cedime të dherave në pjesën e skenës rrotulluese dhe degradim të bazamentit mbajtës, ç’ka rrezikon aftësinë mbajtëse të tyre. Akt-ekspertimi i bërë në vitin 2018 nga Instituti i Ndërtimit vlerësonte se kushtet e godinës së Teatrit Kombëtar nga ana statike nuk ishin të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve dhe se ishin jashtë normave të projektimit e shfrytëzimit të godinës.

Next Post

Xiaomi merr terrenin që la Huawei, lë pas Apple për shitjen e smartfonëve

Rival ukrainas, Jurgen Uldedaj gati të mbrojë titullin “WBC Youth Champion”

Kuvendi nën hijen e fantazmës së Berishës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved