1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Asnjë frikë, le të “përplasemi”!

June 21, 2019
in Blog
        
 

Nga Ilir Yzeiri

Ngjarjet e fundit në vendin tonë na kanë nxjerrë para botës ashtu siç edhe jemi në të vërtetë. Për fat të keq, po shfaqemi si një vend i prapambetur, si një bashkësi njerëzish që nuk kanë respekt për atdheun e tyre dhe si një grumbull kaotik që përdhosin institucionet. Kampioni i këtij shkatërrimi të institucioneve dhe i degjenerimit institucional është Ilir Meta, ai që, në gjithë këta vjet tranzicion, ka shënuar rekorde kriminale dhe që është në ballë të të gjitha skandaleve që ka prodhuar ky vend pas rënies së diktaturës. Njeriu që e nisi karrierën e tij me pantallona doku dhe që sot lundron në vila e në pallate, njeriu që krijoi një forcë politike e cila ka si frymëzim rjepjen e shtetit sot ka marrë flamurin e konfliktit shoqëror dhe i ka hedhur të gjitha palët në përplasje.

Në anën tjetër, opozita me Lulëzim Bashën si figurë dhe me Berishën si frymëzim, kanë ndërmarrë aksionin më të padëgjuar ndonjëherë duke mobilizuar policët bashkiakë të qyteteve ku drejtojnë përfaqësues të PD-së e LSI-së dhe nëpunësit e këtyrë institucioneve, dhe të prirë nga ish-deputetët i hedhin ata në sulm për të djegur shkolla, materiale zgjedhore dhe gjithçka që ka të bëjë me procesin e votimit më 30 qershor.

Përgjimet e turpshme që opozita i tund si fatva dhe si blasfemi duke ulëritur mbi turrat e dokumenteve zgjedhore që digjen, të kujtojnë skenat e talebanëve dhe të fundamentalistëve që djegin tekste blasfemikë. Mungojnë vetëm flamujt amerikanë dhe ata europianë. Por edhe ata flamuj megjithëse nuk digjen në turrat e materialeve zgjedhore prej talebanëve të frymëzuar nga Meta, Berisha, Basha e Kryemadhi, me gjasë, janë aty, sepse në diskursin politik të këtyre luftënxitësve SHBA-ja dhe BE-ja, bashkë me OSBE-ODHIR-in, janë armiqtë e tyre më të egër. Nuk do të jetë e largët dita kur protestuesit e PD-LSI-së do të djegin bashkë me materialet zgjedhore edhe flamujt e këtyre vendeve, sepse dënimi që kanë marrë dhe do marrin prej tyre do të jetë shembullor.

Mirëpo situata e krijuar ka dhe një anë tjetër. Personalisht mendoj që nuk duhet të kemi asnjë frikë nga « përplasja » e nxitur prej atyre që përmenda më sipër. Partnerët tanë dhe miqtë tanë të vërtetë bëjnë shumë mirë që këtë radhë nuk marrin inisiativë që të na ulin për veshësh në tavolinë dhe të na pajtojnë. Sa herë që ka ndodhur kështu, ne jemi bërë më të ndyrë dhe i kemi përsëritur gabimet dhe fajet njëqind herë më keq. Pas tragjedisë së vitit 1997, të shkaktuar nga skemat piramidale që lulëzuan nënë qeverisjen e Berishës, ku humbën jetën mbi 3 mijë shqiptarë dhe ku u zhdukën mbi 1 miliard dollarë kursime të shqiptarëve, politikanët tanë nuk vunë mend.

Megjithëse erdhën «kaskat blu», megjithëse palët nënshkruan një marrëveshje pajtimi, nuk kaloi as një vit dhe pas vrasjes së pazbardhur mirë të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, ndodhi përplasja e vitit 1998 dhe opozita e Berishës pushtoi kryeministrinë dhe RTSH-në. Edhe pas kësaj tragjedie politikanët tanë nuk vunë mend por e rinisën veprimin politik edhe me më shumë urrejtje për kundërshtarin duke mbajtur ngritur skalionet e krimit. Erdhi 21 janari dhe në protesta vriten katër demonstrues. Ndodh Gërdeci, nga shpërthimi i të cilit vdesin mbi 20 vetë mes tyre gra e fëmijë dhe opozita e sotme që shkaktoi atë tragjedi përsëri nuk nxori asnjë mësim, përkundrazi. Për gjithë këto krime asnjë fajtor, asnjë i dënuar.

Qeveria e sotme nuk është pa faje, por është pa asnjë dyshim qeverisja më e mirë e të gjitha këtyre viteve tranzicion. Është e vërtetë se edhe ajo është përballur me skandale, por në ndryshim nga pararendësit e saj, ka reaguar dhe nuk ka ngurruar që ministrat e saj t’ia dorëzojë drejtësisë. Rasti i Sajmir Tahirit është shembullor. Vetëm për një përgjim dhe pa asnjë akuzë nga prokuroria e shtetit fqinj, ai, megjithatë, sot është para drejtësisë dhe i është nënshtruar gjykimit. Si mund të krahasohet ky standard me standardin e atyre që kanë mbi supe 3000 të vrarë në vitin 1997, 21 të vrarë në Gërdec, 4 të vrarë në Bulevard dhe mbi 250 million euro të vjedhura vetëm në një rrugë. Ndërsa reforma në drejtësi që e mbështeti dhe po e mbështet kjo qeveri dhe kryeministri Edi Rama, është nga ato vepra që hyn në histori.

Partnerët tanë të çmuar SHBA-ja dhe BE-ja bëjne mirë që këtë radhë nuk ndërhyjnë dhe nuk marrin përsipër të ngociojnë kaosin që po ndodh. Është mirë të mos kemi frikë dhe të përplasemi nëse vërtetë do të ndodhë ndonjë « përplasje ». Hera e fundit kur BE-ja në fillim dhe SHBA-ja më pas morën përsipër negociimin e krizës ishte para zgjedhjeve të vitit 2017, në kohën e të famshmes « çadër ». Edhe pas asaj ndërhyrjeje edhe pas atij pakti të madh, opozita shqiptare nuk nxori asnjë mësim dhe tani ka vendosur të përdorë rrugën radikale duke shkatërruar sistemin. Në një vend normal dhe me politikanë normalë, protesta duhet të kishte ngjyrat e gandizmit apo të rugovizmit.

Protestat paqësore, me pak fjalime, me gjuhë të zgjedhur dhe me stil e me personalitet, krijojnë më shumë impakt dhe janë më bindëse. Mirëpo, opozita jonë dhe presidenti iu kthyen gjuhës së forcës dhe shkatërrimit të sistemit. Krahas kësaj, një valë e paparë urrejtjeje mediatike ndaj Edi Ramës krijoi në opinion një imazh të rremë dhe nxiti një pjesë fanatikësh që ndaj tij të krijohet modeli i politikanit që duhet linçuar. Kurrë nuk kishte ndodhur më parë që kryeministri i një vendi të sulmohet rrugëve të Shqipërisë nga banditë ordinerë. Kjo nuk është qasje perëndimore dhe nuk është opozitë.

Qeveria shqiptare nuk është pa faje dhe pa mëkate, por është qeverisja më e mirë që kemi pasur në këta vjet dhe Edi Rama është lideri që ka më shumë përkrahje sot. Mirëpo opozita nuk di dhe nuk ka asnjë mundësi që të mbledhë rreth saj opinionin e gjerë që kërkon ndryshim dhe të konkurojë me Edi Ramën në fushën e betejës, që janë zjgedhjet. E gjendur në mes të rrugës, e ndëshkuar nga të gjitha kancelaritë perëndimore, opozita ka zgjedhur të konfrontohet me shtetin dhe t’u shpallë luftë zgjedhjeve. Nga të gjitha këto asgjë nuk do të ndodhë. Mirëpo është shumë mirë që kjo përplasje të shkojë deri në fund në mënyrë që të mësohemi se problemet sado të vështira do t’i përballojmë vetë.

Përplasja që pritet do të jetë ajo mes popullit që shkon në votime si në një ditë normale dhe mes aytre që mund të zënë atë ditë qendrat apo hyrjet e votimeve dhe ashtu si talebanët do të ulëriasin « Poshtë Zgjedhjet !» Kjo « përplasje », natyrisht, që do të monitorohet nga partnerët tanë dhe përfaqësuesit e tyre, që do të jenë në çdo qendër votimi, do të jenë, gjithashtu, edhe aletatët më të mirë të popullit që dëshiron të votojë si në një ditë normale. Pas kësaj, në vend të dialogut do të veprojë drejtësia dhe forcat e rendit që po bëjnë një punë të shkëlqyer do të kenë një motiv më shumë për të mbrojtur nderin e Republikës.


        
 
Next Post

Sikur gjithë shqiptarët të sillen si shkodranët e Voltanës!

Basha vjen pak në "vete", Meta “lan duart” nga d.huna, Rama pret... dialog të arsyeshëm: A thua paqja është afër?!

Deklaratë e papritur e Ramës: Nëse nuk dënohen presidentë e kryeministra në Shqipëri nuk ka negocata

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com