Para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, drejtuesi i koalicionit “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, u akuzua se kishte përdorur të shumta për mitingje brenda dhe jashtë vendit, një pjesë e të cilave nga vjehrri i tij që ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës deri në fund të vitit 2017, kur doli nga sistemi.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lapaj tha se që nga dita kur ka filluar punë si avokat në vitin 2014, e deri kur vjehrri u largua nga puna, ai i kishte ndaluar vetes të merrte pjesë në procese gjyqësore në gjykatën e Sarandës.
“Shko në Gjykatën e Sarandës bëj një kërkesë dhe thuaj: që nga dita që Adriatiku është martuar, deri në ditën që ky zotëria ka qenë gjyqtar, a ka zhvilluar ndonjë proces gjyqësor në atë gjykatë? Dhe sa kohë ka qenë ai gjyqtar?
E dini që nga dita kur jam martuar unë ai është larguar nga sistemi. Kanë kaluar vetëm dy muaj. Unë jam martuar në dhjetor të vitit 2017.
Që nga dita kur djali është identifikuar si i dashuruar, pra, që në universitet dhe deri në ditën që ai u largua nga sistemi, a ka pasur ndonjë gjyq të zhvilluar nga Adriatik Lapa në Gjykatën e Sarandës? A jeni në gjendje ta verifikoni këtë?
Që nga dita kur kam filluar punë si avokat në vitin 2014, e deri kur ai zotëria u largua nga puna, unë ia kisha ndaluar vetes të merrja pjesë në procese gjyqësore në atë gjykatë. Që nga dita kur kam përfunduar shkollën dhe jam bërë avokat, e deri në ditën që ai doli nga sistemi, unë nuk kam pranuar të bëj gjyqe në atë gjykatë. Kam zhvilluar vetëm dy gjyqe: një me trup gjykues nga Gjirokastra dhe një tjetër që ishte çështje e thjeshtë, pa ndonjë rëndësi dhe pa lidhje. Ai nuk ka qenë fare pjesë e atyre gjyqeve. Jam ruajtur që të mos shkoj fare në atë gjykatë. Aspak.
Pjesa dërrmuese, u rrotulluan nga çdo anë…pasi u morën me Sorosin dhe e panë që s’pinte më ujë, ajo kë ka pas ky me njollë në biografi? Ky që ka i martuar me vajzën e filanit. Çfarë thonë njerëzit? Njerëzit i thonë gjyqtarë, po gjyqtarët njerëz të korruptuar. Ti biem këtij te vjehrri. Po unë jam unë, ore ai, dhe mund ta ketë shkelë ligjin. Unë tani mbaj përgjegjësi për të? Se s’ka dhe logjikë”- tha Lapaj.
“Shumë njerëz që më parë hezitonin, do të largohen nga vendi”
“11 maji është një ditë që, siç e kam theksuar edhe më parë, mund të kishte shënuar ndarjen mes dy epokave. Por, fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi plotësisht. Gjithçka që kam thënë, e mbështes ende sot. U qëndroj atyre fjalëve, sepse i kam besuar dhe i konsideroj të vërteta.
Pas asaj që ndodhi më 11 maj, jam i bindur se shumë njerëz që më parë hezitonin nëse të qëndronin apo të largoheshin nga ky vend, tani do të largohen. Kjo është një e vërtetë që e dëshmojnë edhe takimet e mia të fundit me qytetarë një fakt i pamohueshëm.
Së dyti, e patë vetë çfarë ndodhi në Jalë sot? U pa gjithçka. Nuk pati plagosje, por pati tension, pati revoltë. Zemërim i mbledhur nga ata që kanë punuar me ndershmëri, që kanë derdhur djersën për këtë vend dhe që sot ndihen të tradhtuar.
Unë e kam thënë që më 12 maj e më pas, nëse i mbështesni ata që vepruan si më 11 maj, vetëm do t’u jepni sinjalin e gabuar. Ata do të bëhen edhe më të egër. Do të thonë: “Nuk ka gjë, vidh, se prapë do të të votojnë. Prishu ç’të duash, prapë të votojnë. Lëri pa ilaçe në spitale, prapë do të të votojnë.”
Kjo është një e vërtetë e madhe që e kam thënë dhe do të vazhdoj ta them. Koha do ta tregojë, nëse ky pushtet vazhdon për katër vite të tjera, çdo ditë do të më japë të drejtë, zoti Rakipi.
Sepse përditë, këta njerëz do të bëhen më agresivë, më të pamëshirshëm se ç’kanë qenë para 11 majit.
Po, sepse mënyra si kanë ardhur në pushtet është e qartë: kur blen votën, pasojat janë të rënda. Dhe ja ku jemi.
Ne themi që jemi “ok”, por në të vërtetë jemi përballë një sëmundjeje të madhe që ka kapluar vendin, një të keqe që nuk thuhet dot me fjalë.
Kur shes votën, e kam humbur kontrollin. Dhe ai që e blen, nuk ka më asnjë detyrim ndaj meje. Përkundrazi, ai do të më shtypë, do të më vjedhë edhe më shumë, që herën tjetër ta blejë sërish.”- tha Lapaj.