• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Avokati është i bindur: Berisha në jerm dhe Meta me psikikë të lodhur i bëjnë presion Bashës

June 5, 2020
in Blog

Nga Spartak Ngjela

ODIRI nuk kërkon më konsensus me opozitën. Në kërkesën e vet, tani ai ngre vetëm votim të cilësuar për miratimin e ligjit zgjedhor.

E pse duhet t’i luten Partisë Demokratike?! Domethënë, kjo është e mjaftueshme tani, në funksion të negociatave me Bashkimin Europian.

Me gjithë mend mendoni ju që Sali Berisha po e pengon Bashën sepse vepron për të garantuar zgjedhjet? As mos t’iu shkojë mendja për këtë!

Ai kërkon destabilizim të shoqërisë dhe shkatërrim kombëtar. Por është në jerm: asgjë nuk do të bëjë dot, se nuk ka fare forcë.

Po Meta? Ky është në humbëtirën që e shtyn në çdo orë psikika e tij e lodhur, lodhje që kuptohet se i ka ardhur nga rreziku i shpronësimit të pronave të tij të paligjshme.

Por, ndërkohë, po kuptohet se të dy i bëjnë presion Bashës të mos firmosë gjë, por të vendosë në çdo pesë orë një kusht të ri.

Do pyesni ju, të çmendur janë këta?

Në fakt, të gjithë vjedhësit e kapur nga ligji, këtë psikikë kanë. Është e çuditshme, se kjo specie, kudo ku ndodhet nëpër botë, gjithmonë kërkon të fitojë kohë, pa e ditur fare se përse i duhet kjo kohë. Kështu edhe këta tanët. Kohë, kohë, duan, ta shtyjnë sa ta shtyjnë, sepse ndërkohë i ka kapur reforma antikorrupsion.

Nuk i keni parë ata që janë në kërkim nga ligji, sesi fshihen vrimave, pa e ditur as vetë se përse janë fshehur. Duan të fitojnë kohë, dhe kjo nuk iu hyn fare në punë. Normal, kështu është, por ja që ata e kërkojnë.

Po Basha pse ka dy ditë që nuk përgjigjet?

Basha është i sulmuar nga dy forca: nga forca kërcënuese e Saliut, për mospranimin e ligjit; dhe nga forca me presion konkret i politikës amerikane. Bashës i duket sikur është në ekuilibër, si i sulmuar nga dy forca të barabartë, por, po ta ngrerë edhe më presionin politika amerikane, Basha nuk do ta pyesë më Saliun.

Po Saliu, do ta rrëzojë Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, nëse Basha e firmos ligjin?

Po ç’të duhet Saliu, o Lulëzim, kur në USA është një proces penal i ngritur për financimin rus?

Sigurisht, nëse politika amerikane do të vendosë në tavolinë gurin e fundit, Basha do të firmosë. Dhe kjo po pritet: guri i fundit, dhe firma e Bashës.

Megjithatë, përpara kësaj trazire infantile, politika amerikane dhe maxhoranca nuk ka pse pret më. Duhet të votojë ligjin sipas amendamenteve që ka kërkuar ODIRI, sepse tani janë të plota votat në Parlament…

Next Post

FAKSIMILE: Emri i Ilir Kullës në vendimin e tribunalit të Romës

Kryetari i PD Lulzim Basha, deputetet Eduard Halimi dhe Oerd Bylykbashi, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, lawmakers Eduard Halimi and Oerd Bylykbashi, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Frrok Çupi analizon situatën e çuditshme në fushën e politikës shqiptare: Fitorja e hidhur!

OSBE dhe BE reagojnë për arritjen e marrëveshjes: Tani ndryshimet të miratohen në Kuvend

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved