• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Azgan Haklaj bën deklaratë “bombë”: Metës e Kryemadhit i është revokuar viza amerikane! Ish-presidenti shumë afër “non gratës”

November 1, 2023
in Debat

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv deklaroi se Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane. Haklaj shtoi me tej se Meta është shumë afër ‘non gratës’.

‘Ilir Meta i bëri presion SPAK-ut si Toto Rinna, duke u kërcënuar familjarët! Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane, dhe është shumë pranë ‘non gratës’.- tha Haklaj.

Më tej Haklaj, theksoi se për shkak të rëndësisë dhe protagonizmit politik në 33 vitet e demokracisë, hetimet dhe masat e marra ndaj Sali Berishës thyen mitin e të paprekurit nga drejtësia.

“Emri i Berishës është me rëndësishëm sepse është personazhi më i rëndësishëm i 33 viteve. Kur ka rënë miti i Sali Berishës askush tjetër nuk është i paprekshëm nga drejtësia, përfshirë këtu edhe Ramën. Rama është i prekshëm sepse Rama është pjesë e dosjes “Charls Mcgonigal”.-u shpreh Haklaj.

Nga ana tjetër avokati Rezart Kthupi tha se në çështjen CEZ -DIA mund të hetohet edhe Sali Berisha.

‘Te CEZ-DIA përveç Ilir Metës mund të hetohet edhe Sali Berisha. Tek çështja CEZ-DIA, mund të ndiqet precedent ‘Partizani’ dhe të hetohet edhe ish-kryeministri.’- tha Kthupi.

Juristi Kthupi sqaroi po ashtu edhe si funksionojnë vendimarrjet kolegjiale dhe theksoi se arsyeja pse Berisha është nën hetim nga SPAK, është edhe anashkalimi i procedurave paraprake të marrjes së një vendimi kolegjial, siç është Këshilli i Ministrave.

“Logjika që struktura ngre në raport me veprën penale është e tillë që është e vërtetë që është një vendim kolegjial, po për të arritur në një vendim kolegjial ka një procedurë të tërë që duhet ndjekur dhe vendimet klegjiale zakonisht është prdukt i disa dokumentacioneve që në fund përbëjnë atë që quhet vendim i Këshillit të Ministrave. Faza fillestare për të arritur tek vendimmarrja është ajo që deformon dhe vendimmarrjen finale. Në këtë pikë ajo që prezumohet që është elementi i veprës penale të zotit Berisha është që është deformuar procesi administrative që është prodhuar VKM-ja.”-tha Kthupi.

Avokati Përparim Çaça u shpreh se puna e SPAK është tejet objektive dhe nuk diktohet nga palë të treta. Ai theksoi se nuk ka një listë me persona të targetuar por do të dhe duhet t’i nënshtrohen sitës së drejtësisë ata që ai i quajti “zullumqarët më të mëdhenj.”

“Kur thua, kush e ka radhën duket sikur ka një listë dhe tashmë kush është në listë. Unë nuk besoj që ka një listë. Radhën e kanë ata që janë zullumqarët më të mëdhenj, ata që kanë futur dorën në buxhetin e shtetit, ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme në 30 vite dhe normalisht do të jenë peshqit e mëdhenj.”- deklaron Çaça.

Ndër të tjera, avokati Arbër Hoxha tha se produktiviteti i SPAK vjen si rrjedhojë e investimit dhe përkushtimit të SHBA-së dhe BE-së në “ngjizjen” e kësaj strukture.

“Ishte e pritshme që në momentin që kanë investuar SHBA dhe BE, që kanë nisur Reformën në Drejtësi, nëse e mbajmë mend votimi në mënyrë unanime ishte tepër i sforcuar majtas dhe djathtas dhe të gjithë këto emra priteshin, ishin çështje ditësh.”- theksoi Hoxha.

Next Post

Përplasjet fizike në Kuvendin e Kosovës, aktakuzë kundër zv. kryeministrit dhe tre deputetëve! Në Shqipëri ..."grushtë sade” dhe heshtje sade

Po shoh “Rrugë të bardha” dhe më vjen të qaj!

Një tërmet i fuqishëm 6.7 ballë godet brigjet e Kilit, është ndjerë dhe në Argjentinën fqinje

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved