• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Basha shikon ëndrra kryeministrore dhe kërcënon investitorët! Qeveria ime nuk do i njoh vendimet e qeverisë dhe parlamentit: Biznesmenët të kenë kujdes, unë si kryeministër nuk i fal!

June 30, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Partia Demokratike do të rishikojë të gjitha ligjet apo vendimet e marra nga qeveria dhe parlamenti vitin e fundit dhe nuk do të njohë asnjë prej atyre që “bie ndesh me ligjin apo interesin publik”.

Qëndrimin e shprehu vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi me sipërmarrës turistikë në Golem ditën e martë teksa njoftoi se nëse opozita do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, qeveria e tij do të nisë një proces rishikimi të të gjitha vendimeve të vitit të fundit.

“Asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë ato, nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e vendimeve të marra,” – u shpreh Basha pasi denoncoi prirjen që sipas tij ka qeveria përpara zgjedhjeve për të dhënë “leje abuzive në bregdet”.

“I bëj thirrje çdo biznesmeni apo më keq sekseri dhe pseudo biznesmenëve, të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni, sa herë që vjen rotacioni i pushtetit të një qeverie në ikje “t’kapim çfarë t’kapim”, sepse çdo vendim i marrë 12 muaj para zgjedhjeve palamentare, qoftë vendim qeverie qoftë, vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit, si ato që kaluan në 2 javëshin e parë të qershorit, qoftë vendimet e parlamentit apo të pseudoparlamentit, do t’i nënshtrohen një rishikimi të plotë transparent, për të parë ligjshmërinë dhe për të parë përputhjen me interesin publik,” – shtoi më tej kryetari i PD-së.

Prej javësh, Basha zhvillon takime me sipërmarrës në rrethe, sipas një nisme të opozitës për të bashkërenduar platformën e saj ekonomike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat priten të zhvillohen në vitin 2021.

Në komunikimet e vazhdueshme që ka pasur me bizneset, Basha pretendon se ka nxjerrë në pah problemet me paketat ekonomike të vendosura nga qeveria për përballimin e situatës së COVID-19, paketa që sipas tij janë “propagandë” dhe “vetëm fjalë në erë”.

Next Post

Rama: Do të tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt, është koha që të bashkohemi të gjithë bashkë

Juristi i "Kristalit" në profesionin e gazetarit Çim Peku vijon të sfidojë hapur rubrikën humoristike Antena me broçkullat e tij: Zbulon komplote, intriga dhe marrëveshje të fshehta që askush nuk i di tjetër

Kreshnik Spahiu: Drejtuesit politik të Kosovës në “gijotinë”, SHBA-të rrëzuan Kurtin, BE-ja Thaçin. Gjykata Speciale projekt i financuar 100% nga BE

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved