• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

BE mbështet “Ballkanin e Hapur”: Komisionioneri Varley thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës që t’i bashkohen nismës

December 22, 2021
in Aktualitet

Bashkimi Evropian mbështet nismën “Ballkani i Hapur”. Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi mbështeti nismën e “Ballkanit të Hapur” duke ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë e saj.

Nga Samiti i Tiranës ku mori pjesë me anë të një lidhjeje online, zyrtari i lartë i Brukselit nxiti Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë për të ecur përpara duke hequr burokracitë mes vendeve, duke i ofruar dhe garantuar për mbështetjen e tij të pakursyer.

“Do të ishte ideale për të gjetur një mënyrë për tu kthyer në tregun e përbashkët rajonal. Më lini të përfitoj nga mundësia për t’i ftuar tre partnerët e tjerë Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës që t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal. Është në të mirë të konsumatorëve.

Realitetet janë shumë të zymta, dhe dua t’ju citoj është se vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal, atëherë mund të shtohet 1/3 rritje e PBB ekzistuese. Pjesa tjetër mund të arrihet përmes një përplotësuesi që është plani i investimeve, që mbështetet në ekzistencën e tregut të përbashkët rajonal”, tha ai. Ndër të tjera, Komisioneri Oliver Varhelyi, u shpreh se vendet e tjera duhet që të bashkohen. Sipas tij, ndryshe nuk mund të sillën përfitime në rajon.

“Nuk ka kuptim të krijojmë klimë investimesh nëse nuk njihni diplomat apo certifikatat e njëri-tjetrit. Nuk ka kuptim të krijojmë autostrada apo linja hekurudhore nëse do duhet të ndalojmë në çdo pikë doganore. Ju të tre duhet të vazhdoni dhe shpresoj që edhe tre të tjerët të bashkohen, sepse përndryshe nuk mund të sillen përfitimet e nevojshme në rajon.

Mirëpres edhe faktin që po punoni me partnerët tanë në CEFTA, në institucionet e përbashkëta rajonale, ndaj është me shumë rëndësi tu tregojmë botës se kur angazhoheni, ju jeni gati të jepni rezultate”, tha ai.

Marrëveshjet e firmosura

Ndërkohë, ditën e djeshme në tryezën e “Ballkanit të Hapur” në Tiranë u firmosën 5 marrëveshjet mes kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Marrëveshjet e firmosura janë: marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore. Po ashtu, u firmosën edhe marrëveshje të tjera të cilat ishin marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik si edhe marrëveshja ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik.

Next Post

A keni frikë nga ndonjë arrestim u mundshëm? Habit me deklaratën e tij Sali Berisha

“Ai nuk ndryshon”! Juristi Romeo Kara ‘zbërthen’ lëvizjet e Sali Berishës dhe bën deklaratën e fortë: Për hakmarrje personale...

Aksident ajror! Helikopteri rrëzohet në det, ministri noton 12 orë për të dal në breg: Ja fjalët e tij të para (Video)

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved