• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Belind Këlliçi reagon pas akuzave se nuk ka diplomë: S’kam patur…kam patur vetëm dëftesë pjekurie!

April 24, 2023
in Aktualitet, Debat

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është prononcuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking’ në Top News mbi çështjen e shkollimit të tij.

Ai konfirmoi se në Shqipëri ka kryer vetëm 4 vite gjimnaz te Instituti “Harry Fultz”, ndërkohë që dega e tij në këtë shkollë profesionale ka qenë cikël 5-vjeçar.

“Shpifje nga mediat çështja e shkollimit tim. Kam fituar bursë dhe jam diplomuar me mesataren më të lartë. E gjitha kjo është një tymnajë për të hequr vëmendjen nga fushata dhe premtimet.

Nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka këtu kaq të pakuptueshme. Nuk ka patur moj diplomë, s’ka patur. Ka patur vetëm dëftesë pjekurie.

Unë kam shkuar në SHBA, kam dhënë gjithë provimet dhe kam nisur shkollën. Ndërkohë edhe në Amerikë universiteti bëhet ne bazë kreditesh dhe e testeve që jepen. Kaq e thjesht është e gjithë historia.

Keni minimumin e detyrimit që kur publikoni një shkresë ta publikoni të plotë”- tha Belind Këlliçi në studio.

Shqiptarja.com ka publikuar dy shkrime mbi shkollimin e Këlliçit, ku nga dokumentet e publikuara rezulton se nuk ka pasur një diplomë të shkollës të mesme.

Sipas investigimit, Këlliçi ka mashtruar universitetin “Coppin University” në Maryland, SHBA, dhe më pas edhe shtetin shqiptar, duke u regjistruar në shkollën amerikane (dhe duke bërë njësimin më pas të diplomës) pa pasur një diplomë të shkollës së mesme.

Këlliçi ka deklaruar shpesh se vëllai i tij ka qenë dhe është mbështetësi i tij më i madh në jetë, e çuditërisht në vitin 2005, kur Këlliçi u regjistrua në universitet, ai punonte në zyrën e pranimeve të studentëve të universitetit amerikan.

Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes personale, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme. Këlliçi ka rrëfyer se vëllai i tij është edhe financuesi kryesor i fushatës me sponsorizime prej mijëra eurosh në Facebook.

Duhet theksuar se vëllai i Këlliçit aktualisht është edhe anëtar Bordi i Institutit “Harry Fultz”.

Next Post

Dëshmitë tronditëse: Shefat e Sigurimit bënin përdhunime, kishin "shtëpi sekrete" për orgji, si p.sh. zv/ministri i Brendshëm me të dashurën e portierit të "Partizanit"...

Moderatorja u tall tek varri stërgjyshes, reagon dhe reperi Noizy: Kështu do tallen edhe me ty moj kok b*le femër

VIDEO/ Sulmohet dhunshëm delegacioni shqiptar i peshëngritjes në Bosnjë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved