• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Berisha çon Ramën në SPAK, PD njofton kallëzim penal: Policia nuk mori në mbrojtje GJKKO

February 15, 2025
in Aktualitet, Debat

Rrethimin e godinës së SPAK dhe GJKKO nga mbështetësit e Erion Veliajt, Sali Berisha e konsideron si një sulm kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë dhe fajtor për këtë ngjarje bën kreun e qeverisë, Edi Ramën, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Shtetit.

Duke dënuar sjelljen e uniformave blu që nuk reaguan për të siguruar godinën dhe mbrotjur funksionarët e drejtësisë, Berisha njoftoi padi penale për krerët e shtetit.

“PD, duke dënuar me forcën më të madhe, deklaron se do dërgojë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhaj, drejtorin e përgjithshëm të policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e paprecedent, e pashembullt që ka ndodhur dje, kur segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera”, tha Berisha.

Kreu i opozitës ka një paralajmërim për kryeministrin nëse ndodh edhe njëherë një protestë e tillë para godinës së SPAK.

“Unë i jap ultimatum Edi Ramës, mos guxo të organizosh protestë tjetër se opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë që ti nuk mund ta imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë. Po thirrje protestë, do thirret protesta përfundimtare për ty”, shtoi më tej Berisha.

Por kur pyetet për tubimet që zhvillon vetë para SPAK sa herë që thirret për të respektuar masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”, lideri i Partisë Demokratike thotë se ato nuk janë protesta, por konferenca për mediat që do të vijojnë gjatë çdo vizitë të tij në godinën e qeltë.

“Do shkoj patjetër dhe do të bëj konferencën më të shkëlqyer të shtypit”, tha kryedemokrati.

Duke e konsideruar si protestë të dhunshme tubimin e mbështetësve të Veliajt para GJKKO-së, Berisha pohoi se do të nisë një lëvizje për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Absolutisht po dal në mbrojtje të Kushtetutës. Po mbroj dhe do mbroj Kushtetutën dhe nuk do pranoj kurrë më atë që ndodhi”, përfundoi ish-kryeministri.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin se me ndryshimet në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë, synon përdorimin e tyre në zgjedhje.

Next Post

Skandal! SPAK më njoftoi në telefon se po arrestohej Veliaj ende pa u ekzekutuar urdhri! Nëse është e vëtetë kjo që thotë Paloka, SPAK moçal me berishistë!

Fjala e plotë prej deliranti e zëvëndësit të Trump që irritoi liderët europianë: Kërcënimi nuk është Rusia dhe as Kina, e keni brenda jush!

Ministri gjerman i Mbrojtjes i përgjigjet ashpër zvpresidentit amerikan: Komente të papranueshme!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved