• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Berisha “harron” 21 Janarin?! “Nëse do isha unë kryeministër, do t’i plotësoja direkt kërkesat e studentëve, s’do t’i leja të vuanin në bulevard”

December 13, 2018
in Aktualitet, Debat

Sali Berisha ka folur për kërkesat e studentëve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së Arsimit, 9 ditë më parë.

Ish kryeministri tha se nëse do ishte në krye të qeverisë do t’i plotësonte menjëherë kushte dhe kërkesat e të rinjve, të cilët vijojn të protestojnë për 9-ditë me radhë.

“Nëse do të isha kryeministër do t’i zgjidhja dhe plotësoja kërkesat e studentëve. Edi Rama ka deklaruar se do të rrisë buxhetin mbi 5,9 për qind.

Ka qenë vitit 93, bursa e studentëve ka qenë 83 mijë lekë, por për atë kohë ka qenë shumë e madhe”, tha ai në “Open” duke hequr një paralele me sistemin arsimor në qeverisjen Berisha ku mjafton të kishe para për t’u diplomuar.

Teksa shpjegonte të përbashkëtat dhe dallimet e protestës së studentëve të vitit ’90 dhe kësaj që po ndodh këto ditë, Berisha u ndal te një dallim, për të cilën tha se tregon që Ramës nuk ia beson njeri fjalën.

Sipas tij, studentet e asaj kohe zhvilluan një takim me Ramiz Alinë pasi kishin një farë besimi, kurse sot, shtoi ish-kryeministri, Ramës s’ja beson njeri fjalën.

Të dyja lëvizjet, ish-kryeministri i quajti revolucione. Protesta e këto ditëve, sipas Berishës, është “revolucion për transormimin atij sistemi që mund të quhet sistemi i të gjitha sistemi të një shoqërie: sistemi arsimor”.

“Çfarë po bëjnë ato vajza dhe djem me një sakrificë të jashtëzakonshme? Po shkundin shtetin, qeverinë, por dhe shoqërinë e cila heshti për kohë shumë më të gjatë se ç’duhej ndaj një procesi shpartallues, shkatërrues i sistemit dhe siç e thotë Zhan Zhak Ruso është procesi me serioz i një shoqërie. Ata po luftojnë për të sotmen, por faktikisht edhe për të ardhmen. Zërat e tyre janë një thirrje e pastër për ata që duan të krijojnë të ardhme të ndritur”, tha Berisha në emisionin “Open”.

“Dallimi është këtu që studentët e vitit ‘90 u takuan me Alinë, sepse kishin një farë besimi se do u qëndronte fjalëve dhe në fakt ai i nxori dajakun. Në 1 të natës, doli në një akt të pashembullt doli nga shtëpia dhe i ka prit me një grup drejtuesish në një sallë universiteti. Duke u kthyer studentët, rrugës i nxori Hekuran Isain dhe sambistët dhe i zhdëpi pse gjoja morrn një revole. Kurse Rama është kaq i diskretituar, sa asnjeri se beson fjalën e tij. S’duan të bien në kurthin e një gënjeshtari të pa mbajtur”, shtoi.

Duke u ndalur te reagimi i djeshëm i Senatit të Universitetit të Tiranës, që mohonte të kishte propozuar vendimin që u miratua më pas nga qeveria, që detyronte studentët të paguanin shtesë për provimet e mbartura, Berisha tha: “Rektorët thanë asnjë propozim. S’mund ta nxirrte vendimin pa propozimin e senateve dhe s’kanë bërë kurrë një propozim të tillë ja thanë dje”.

Lidhur me tarifat, ish-kryeministri u shpreh: “Tarifat i cakton qeveria, senatet, dekanatet bëjnë propozimet. Tavanin, po tavanin jo vetëm e ka në dorë, por ka dhe që ta ulë për të përgjysmuar tarifën se bën politikën e arsimit”.

Next Post

Perëndimi "shkrin" çetën e madhe të korrupsionit në drejtësi, Ilir Meta pritet të bie në duart e SPAK-ut, Gjin Gjoni drejt arratisjes në Gjermani, Berisha i alarmuar

Dudushi replikon me Berishën: Ja si u zgjodhën studentët, që u përballën me Ramën në "Top Show"

Zbulohet strategu: Unë i nxit studentët për rezistencën! Sali Berisha quan arsim "kioskat" që la pas humbjes dhe si do i qetësonte studentët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved