Nga Dorjana Bezat
Mëngjesi i 8 shtatorit ishte kaotik në Shkodër. Kafja e mëngjesit u ndërpre nga një breshëri të shtënash që la pas 2 të vrarë dhe 2 të plagosur. Mes të plagosurve ishte dhe Meri, një vajzë e re që atë mëngjes ishte në punë si çdo ditë tjetër.
Plumbat e kapën të pafaj, duke e sfiduar deri në kërcënim jete. Kjo vajzë e bukur, e pa përlyer në asnjë ngjarje kriminale, duke shërbyer kafet në lokalin ku ishte e punësuar u plagos nga plumbat e qëlluar me breshëri nga Ragip Gila duke u plagosur në krah.
Meri u transportua në spitalin e Traumës për ndihmën e nevojshme mjekësore ku u nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Solidarizimi për të ishte i lartë jo vetëm nga komuniteti në Shkodër por edhe nga gjithë Shqipëria.
Mikesha e saj Erjona Ndou hapi një gofundme për shëndetin e saj ku shkroi: “Ky GoFundMe hapet për Meri Kacerrin, vajzën me quken e saj të bukur dhe buzëqeshjen që i jep dritë çdo ambienti ku hyn. Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen.
Fatkeqësisht, më 8 shtator në Shkodër, Meri u plagos rëndë në masakrën e asaj dite, duke qenë thjesht në vendin e saj të punës, pa asnjë faj. Në një çast, jeta e saj ndryshoi krejtësisht dhe tani ajo ndodhet në një betejë për shëndetin e saj.
Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë.
Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme.
Mirënjohja jonë është e pafund për çdo mbështetje, qoftë ajo financiare, shpirtërore apo edhe thjesht duke ndarë këtë fushatë me të tjerët.
Le ta ndihmojmë të gjithë bashkë Merin që të ngrihet përsëri në këmbë”
Në pak ditë për Merin pati 251 donacione që e tejkaluan targetin prej 10 mijë dollar që kishte ky gofundme.
Për Merin u grumbulluan rreth 12 mijë e 800 dollarë dhe me pas organizatorja e këtij Gofundme i ka ndaluar donacionet e reja.