• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

BILANCI I FUNDIT! Tragjedi në Gjermani, përmbytjet shkaktojnë mbi 80 viktima dhe 1300 të zhdukur

July 16, 2021
in Bota

Është një tragjedi e rëndë. Mbi 80 persona kanë humbur jetën në përmbytjet e mëdha që prekën zonat perëndimore të Gjermanisë. Mbi 1300 persona janë shpallur të zhdukur, duke shtuar frikën e autoriteteve që bilanci mund të përkeqësohet.

Shirat në nivele rekord tejmbushën lumenjtë, të cilët dolën nga shtrati i tyre, duke marrë përpara thuajse gjithçka. Ndërtesa të shumta janë shkatërruar dhe dëmtuar, ashtu si dhe automjetet.

“Vendet paqësore po përjetojnë një katastrofë, e cila mund të konsiderohet edhe një tragjedi. Shira të dendur dhe përmbytjet nuk mund të përshkruhen mjaftueshëm. Thjeshtë është një katastrofë. Jam e shokuar nga informacionet që marr për qytetet nën ujë, në të cilat njerëzit në nevojë të madhe po hipin në çatitë e tyre për të shpëtuar”, tha Merkel.

Rrugët dhe metodat e tjera të qarkullimit janë bllokuar nga pemët e rrëzuara dhe mbetjet e tjera. Faji për këtë fatkeqësi natyrore, që vjen një herë në gjeneratë, shihet tek ndryshimet klimatike.

“Nuk kemi përjetuar kurrë një katastrofë si kjo. Fuqia e natyrës, të cilën po e dëshmojmë, na la pafjalë. Jemi të trishtuar pasi kjo katastrofë ka marrë jetë”, tha Malu Dreyer, drejtues i landit Rhineland-Palatinate.

“Është një fatkeqësi natyrore. Por fakti që po ndodh në këtë mënyrë, sigurisht që lidhet me ndryshimet klimatike që përparojnë me një shpejtësi të madhe”, tha Olaf Scholz, zv.kancelar i Gjermanisë.

Shumë njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre në rajonet perëndimore të Gjermanisë. Qindra ushtarë dhe 2500 punonjës social janë angazhuar në ndihmë të policisë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Në zonat e përmbytjet janë dërguar dhe tanke, kryesisht në vende me rrëshqitje dheu. Ka monitorime edhe nga ajri, me anë të helikopterëve. Mbi 200 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike si shkak i përmbytjeve.

Next Post

Gazetarë, artistë, futbollistë, rebelë, kritikë dhe rivalë: Lista e Bashës me risitë e Këshillit të PD

VIDEO/ Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Do të ruhet dhe restaurohet godina historike

Matteo Salvini: Nuk i urrej emigrantët shqiptarë, dua që Tirana të anëtarësohet e para në BE! Flamurin shqiptar e mbaj në zyrë, dua të vizitoj Shqipërinë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved