• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

BILD shkruan se SHBA do tërheqë forcat e saj nga Kosova. Reagon KFOR

February 21, 2025
in Diaspora

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR thotë se zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veriatlantike.

Në një përgjigje për Insajderi.org ata thonë se po ashtu, SHBA ka bërë të qartë pritshmëritë e tyre, që aletatët e NATO-s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë.

“Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës (Veriatlantike), përfshirë praninë e SHBA-së në Evropë dhe se parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s duhet të mbeten të fuqishme.

Si pjesë e kësaj, SHBA e ka bërë të qartë gjithashtu pritjet e saj që aleatët e NATO-s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët. NATO po përshtatet vazhdimisht me një mjedis në ndryshim. Kjo është pjesë e asaj që duhet për të qëndruar gati”, – thuhet në përgjigjen e tyre.

“Angazhimi ynë për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor brenda KFOR-it, përmes kontributit të saj të gjatë, i cili aktualisht arrin në mbi 600 trupa”, – thuhet më tej në reagimin e KFOR.

Tabloidi gjerman “BILD” nëpërmjet burimeve të informacionit raportoi se ka mësuar se Italia është duke bërë përgatitjet për një skenar të mundshëm të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.

Ndonëse citojnë presidentin e ri amerikan, Donald Trump, se ka mohuar tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Evropa, BILD në një artikull të titulluar “Europa në frikë! Agjencitë e inteligjencës kanë frikë nga tërheqja e trupave amerikane” citojnë disa burime duke thënë se Italia po bëhet gati për një skenar të mundshëm të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.

“Sipas informacioneve të BILD, Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Atëherë aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, si dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”, – thuhet në raportimin e tabloidit gjerman.

Next Post

Nënshtrimi skandaloz i një kryetari shteti ndaj Dumanit famoz: "Republika e Prokurorëve" në aksion, tani merr dhe KQZ e ODIHR-in

Heshtja e shoqatave mediatike një turp! SPAK tenton të frikësoi mediat me ligjet e Strukturës së Mbrojtjes së votës "Gaz Bardhi"!

Shperthimi i Tosit ndaj kryeministrit, e ngatërron me idhullin e tij , “gojëmbëlin” Berisha: Edi Rama është bërë për t’u lidhur, del e flet me gjuhë rrugaçi dhe na kërcënon ne e SPAK-un…

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved