• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Bileta false urbani: Pesë pronarë të linjave të fuqishme urbane në Tiranë a.rrestohen… mund të humbasin licencat për transportin qytetas

August 28, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit që bëri të mundur goditjen e një rrjeti falsifikatorësh të biletave të transportit publik urban në Tiranë, por njëkohësisht ka paralajmëruar se mund të hiqet licenca e transportit urban për të paktën 5 linja të rëndësishme të kryeqytetit pronarët e arrestuar.

“Mirënjohje Policisë së Shtetit për ndërhyrjen energjike kundër abuzimit! Kush provohet fajtor, qërohet nga Tirana”, ka shkruar Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se nëse pronarët e arrestuar për falsifikim biletash autobusësh të linjave urbane në Tiranë shpallen fajtorë nga gjykata, atëherë ata mund të humbasin licencat për transportin qytetas.

Gjatë aksionit të policisë u arrestuan bashkëpronarët e tre linjave urbane të rëndësishme në Tiranë, të cilët dyshohet se kanë punuar me bileta false, me qëllim që të shmangin taksat. Konkretisht, policia arrestoi një nga bashkëpronarët e linjës më të hershme dhe nga më të fuqishmet në Tiranë, biznesmenin Ferdinand Ibrahimi, i cili ka licencën për linjën urbane qytetase të Unazës dhe djalit të tij, Anastas Ibrahimi. Po ashtu, në pranga kanë rënë burrë e grua, Fatos dhe Albana Vrapi, të cilët kanë licencën për linjat “Tirana e Re”, “Tufinë” dhe “Shkozë”. E fundit e arrestuar si bashkëpronare e linjave urbane qytetase është Evisa Vora, e cila ka linjën e Porcelanit. Të gjitha këto linja urbane janë të fuqishme në Tiranë dhe me paralajmërimin e Veliajt rrezikojnë të humbasin licencat, duke hapur tregun për konkurrentë të tjerë. Tashmë, sipas fjalëve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës mbetet për t’u parë vendimi i drejtësisë mbi rolin që ka pasur secili nga të arrestuarit.

Aksioni i policisë u krye në kuadër të planit të masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, ndërsa Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, mundi të zbulojë një falsifikimin e biletave të urbanëve publik në Tiranë si dhe të vendosin në pranga 8 persona.

Next Post

Vetura nxjerr autobuzin nga rruga ...fati me qytetarët: Pema e ndalon për të mos marr rrokullisjet në greminë (Foto)

Ylli Rakipi i shpërndahet "tufa e konellapsave" dhe flet përçart: Emisionin ma mbylli Rama?! Pronari Irfan Hysenbelliu: S’guxon njeri të më bëjë presion mua!

Ditmir Bushati kundër Ramës: Situata në Shkodër nuk trajtohet me shkarkime. Në PS u rikthyen njerëz problematikë, largimin e të cilëve SHBA e përshëndeti

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved