• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Blen supermakinën 3.4 mln paund, por nuk mund ta përdorë (Foto)

September 24, 2018
in Lifestyle

Bleu një supermakinë që kushtonte 3.4 milionë paund, por manjati i pasurive të paluajshme ka hedhur në gjyq tregtarin londinez.

Miliarderi turk, Tufan Kalman thotë se në shkurt të vitit të kaluar pagoi plot 3.4 mln paund për të qenë pronar i një “Pagani Zonda 760 Coupe”, një makinë supersportive italiane e prodhuar vetëm me porosi, me vetëm 13 kopje të tilla në të gjithë botën.

Megjithatë, ai është në gjyq me tregtarin, pasi pretendon se ai nuk i kishte dhënë dokumentet e regjistrimit, që do ta lejonin atë ta drejtonte këtë automjet në Britaninë e Madhe.

Makinat superluksoze që kapin një shpejtësi maksimale prej 350 km në orë, janë shumë të kërkuara nga fansat e supermakinave, përfshi këtu edhe nga kampioni i Formulës 1, Leëis Hamilton. Piloti britanik është kapur në vitin 2016 teksa pozonte me një model të ngjashëm, të cilin e kishte edhe pronë të tijën.

Tashmë, Kalman ka hapur një proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë, ku pretendon ta detyrojë firmën tregtare, “Pagani UK Ltd”, me seli në Park Royal në veriperëndim të Londrës, që t’i japë paratë mbrapsht.

Në një shkresë të publikuar nga gjykata në Londër, Kalman, i cili jeton në Dornach të Zvicrës ku drejton edhe një kompani pronash, thotë se ia kishte paguar 3.85 mln eurot (3.4 mln paund) tregtarit për makinën në fjalë më 6 shkurt të vitit të kaluar, e porosinë e mori vetëm 6 muaj më vonë. Tani, ai pretendon se blerja super e shtrenjtë e tij “nuk mund të përdoret”, sepse firma tregtare nuk i kishte dhënë dokumentet e regjistrimit në Britani për automjetin në fjalë.

“Pa dokumentet origjinare të regjistrimit nga Britania e Madhe, Kalman e ka të pamundur ta regjistrojë automjetin luksoz në Zvicër. Kështu që mjeti nuk mund të përdoret”, lexohet në shkresë. “Deri më sot, Pagani UK Ltd as nuk më ka dhënë dokumentet e regjistrimit, as nuk më ka rimbursuar çmimin e blerjes”, vazhdon pretendimi i manjatit turk.

Avokati i Kalman thotë se, për shkak se ai nuk mund ta përdorë automjetin, atëherë kërkon prishjen e kontratës dhe marrjen mbrapsht të parave të shpenzuara për të. Por, Kalman kërkon edhe një interes prej 8 për qind, që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, e dëshiron që paratë t’i jepen në Euro, për shkak të zhvlerësimit të paundit britanik.

Next Post

Horoskopi ditor, e hënë 24 Shtator 2018

Supermbesa’ e Sali Berishës që noton në luksin e shfrenuar zbulon fotografinë kur ishte e vogël (Foto)

Poetja shqiptare: Nuk ka mbetur politikan pa ma “kërkuar”!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved