1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Bollino: Kurthi i opozitës si minë me sahat dhe rreziku i ’96-ës

February 23, 2019
in Blog
        
 

Nga Carlo Bollino

Vendimi i opozitës për të djegur në masë të gjitha mandatet parlamentare është një zgjedhje politike pa precedent, deri aty sa që as Kushtetuta nuk parashikon një zgjidhje të qartë për një rast si ky. Është pikërisht në këtë boshllëk të Kushtetutës dhe duke përfituar nga mungesa (momentale) e një Gjykate Kushtetuese, e cila mund të ndihmonte të plotësohej, që fshihet kurthi i përgatitur nga opozita, si një minë me sahat që ende nuk ka shpërthyer. Në fakt, Kushtetuta kufizohet të parashikojë që Parlamenti përbëhet nga 140 deputetë, por nuk shpjegon se çfarë ndodh nëse 57 deputetë në një ditë të vetme vendosin të japin doëheqjen.

Ajo që ndodhi në Shqipëri nuk do të kishte mundur të ndodhte në vende të tjera. Në Itali, për shembull, është në fuqi që nga viti 1957 një dekret i presidentit të Republikës, që ia nënshtron dorëheqjen e parlamentarëve votimit në Parlament: praktikisht, për t’u dorëhequr, një deputet duhet t’i kërkojë leje shumicës së deputetëve. Një akt respekti ndaj Parlamentit, ndaj zgjedhësve të cilëve u ka kërkuar votën dhe ndaj vendit.

Por ajo çka parashikon ligji shqiptar është krejtësisht e pamjaftueshme për të zgjidhur problemin, pasi kufizohet në sugjerimin që, në rast dorëheqjeje, emërohet i pari në listë nga ata që nuk u zgjodhën. Operacion i thjeshtë në rastin kur dorëheqjen e jep një deputet i vetëm, por tmerrësisht i ndërlikuar kur ata që dorëhiqen janë shumë dhe sidomos kur partitë u kanë dhënë urdhër të gjithë pjesëtarëve të listës të refuzojnë propozimin e mandatit. Aktualisht, KQZ po përgatitet të kontaktojë 147 kandidatë të regjistruar në listën e PD dhe 128 të regjistruar në atë të LSI, të cilët nuk u zgjodhën në zgjedhjet e 2017-ës, për të kuptuar se sa nga ata do të pranojnë të bëhen deputetë. Një pyetje në vetvete paradoksale në një demokraci moderne, po të mendosh se ata 279 kandidatë dikur zgjodhën vetë të ishin pjesë të listave pikerisht me shpresën se do të bëheshin deputetë.

Në përfundim të këtyre konsultimeve, do të bëhen llogaritë për të kuptuar se sa do të kenë pranuar të mos u binden partive dhe të pranojnë mandatin, megjithëse nuk duket e mundur që numri i tyre të mjaftojë të plotësojë kufirin kushtetues prej 140 deputetësh në sallë. Në rast se numri i vendeve që do të mbeten bosh në sallë do të jetë sërish shumë i lartë (sikurse shpresojnë Luli dhe Monika), këtu nis kurthi. KQZ (në krye të të cilit gjithnjë është Klement Zguri, i propozuar në maj 2017 nga Partia Demokratike) mund të vendoste ta interpretonte në mënyrë ekstensive ligjin për zëvendësimin e të dorëhequrve dhe të fillonte t’u ofronte mandatet e lëna të lira partive të tjera, të cilat në vitin 2017 kaluan pragun e 3% (janë, në fakt, të vetmet që kanë të drejtë të hyjnë në Parlament). Problemi është që, veç rasteve sporadike dhe lokale, asnjë parti tjetër nuk ka arritur kuorumin, me përjashtim të Partisë Socialiste. Si rrjedhojë, ekziston rreziku që, në rast se Edi Rama nuk parashikon të marrë kundër-masa, duke ua ndaluar kandidatëve të tij të pranojnë mandatin, Parlamenti do të mbushet nga ana e KQZ me dhjetëra deputetë socialistë të rinj. Krijimi i një Parlamenti de facto monoparti faktikisht do të ishte triumfi i planit të opozitës dhe konfirmim i aspiratave totalitare, që PD dhe LSI i atribuojnë Ramës.

Për qeverinë në pushtet ky duket skenari më i keq i mundshëm, që do të sillte në mendje atë çka doli nga zgjedhjet e 1996-ës, kur tërheqja e komisionerëve socialistë gjatë votimeve (në formë proteste për manipulimet që bëri Berisha) solli një fitore aq të madhe të Partisë Demokratike, sa ta diskreditonte krejtësisht Parlamentin e ri dhe partinë që e dominonte. Për t’u mbajtur mend është shpjegimi i një lideri të PD, i cili pranoi se “në fakt, pas tërheqjes së komisionerëve të opozitës, djemtë tanë e ekzagjeruan pak me votat”. Si të thuash se të vjedhësh votën ishte e ligjshme, por nuk duhej ekzagjeruar.

Për të shmangur kurthin, mbetet një rrugë e vetme: mazhoranca të ruajë numrin aktual të deputetëve (pa bërë të njejtën gafë, me babëzi të panevojshme, që bëri Berisha më 1996) dhe punimet e Parlamentit të vazhdojnë me ata pak që mbeten nga opozita, në pritje që një autoritet i tretë (si psh Komisioni i Venecies, në mungesë të përkohshme të Gjykatës Kushtetuese) të sqarojë nëse një Parlament me më pak se 140 deputetë është apo jo i ligjshëm. Në rast se përgjigja do të ishte negative, nuk do të kishte rrugë tjetër veç të shpërndahej Parlamenti dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme, por pa qeveri teknike dhe me Edi Ramën në detyrë si kryeministër, pra me kushte shumë larg objektivit që kërkonte të arrinte opozita.

Në këtë pikë, Partia Demokratike mund të kërcënonte prape se do të bojkotonte zgjedhjet por vendimi edhe një herë do t’u kthehej arbitrave ndërkombëtarë, asnjë prej të cilëve deri tani nuk ka shprehur asnjë lloj mbështetjeje për zgjedhjen e sabotimit të vendosur nga Berisha, Basha dhe Kryemadhi. Ndërkohë, politika do të merrte shkas nga kjo krizë për të ndryshuar dhe forca të reja alternative do të mund të zbrisnin më në fund në fushë. Në fund të fundit, në vitet ’90 asnjë italian nuk mund të imagjinonte që, pas 45 vjetësh, të zhdukej pa pritur nga Parlamenti një parti si Demokracia Kristiane, e shpërbërë ndërkohë nga hetimet e prokurorisë. Apo që në në Italinë e vitit 2017 mund të bëhej pakicë e papërfillshme Partia Demokratike e Renzi-t dhe PDL e Berlusconi-t, të shkrira nga paaftësia dhe nga zgjedhjet vetëvrasëse të liderëve të tyre.


        
 
Next Post

Tragjikomedia e vra.sjes së PD-së dhe një histori me humor të zi e Murrizit që tronditi Berishën

Ndryshimi i pronësisë së mjetit: DPSHTRR jep njoftimin e rëndësishëm

A duhet të kurohet?! Basha nuk njeh veten dhe harron 17 Majin...kërcënon: Koha të dridhen ata që kanë bërë pazare me Ramën

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com