• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Monday, September 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Burg-burg-burg, ka kompromentuar rëndë konceptin e gjykimit! Manjani: Ekstremizmi nga protagonizmi i Dumanit me ca shokë është shkatërrimi i reformës në drejtësi!

September 3, 2025
in Aktualitet, Debat

“Presioni burg-burg-burg, ka kompromentuar rëndë dhe shumë rëndë gjykatën dhe vetë konceptin e gjykimit. Gjykatat e sotme mblidhen fshehtas në dhoma të mbyllura dhe marrin vendim për ty, jetën, lirinë, pasurinë e të drejtat e tua. Vendimet e fshehta ti i merr vesh kur ti komunikon polici. Pra ti nuk je as palë kur vendoset për ty!!!” – kështu shkruan në një reagim ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani shprehet më tej se ekstremizmi nuk është drejtësi, por hakmarrje.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Ekstremizmi është shkatërrimi i reformës në drejtësi

Politika përpiqet të bëjë vota duke përmendur drejtësinë, reformën, dështimet dhe arritjet e saj.

Por nëse mendojmë pak më ftohtë dhe të zhveshur nga ndikimi politik, do kuptojmë që është vetë drejtësia që i ka bërë gropën reformës.
Kjo e fundit, duke shkuar në ekstrem dhe krejt pa llogjikë me paraburgosjet e njerëzve, si pjesë e luftës popullore ku “njeriu ha njeriun”, ka shkatërruar rëndë e shumë rëndë rendin kushtetues dhe ligjor në vend.

Dua ta përsëris atë që kam vite që e them se zbatimi në ekstrem i masës së sigurisë të arrestit me burg, nuk mbështetet në proporcionalitetin që parashikojnë ligjet e shkruara.
Ky ekstremizim ka ardhur thjesht për shkak të protagonizmit individual të prokurorëve të SPAK, protagonizëm të cilin e nxiti më së shumti zoti Altin Dumani në vitet e drejtinit të Tij.

Asgjë personale në këtë konstatim, por faktet duhen renditur ftohtë ashtu siç janë.
Paraburgosja e njerëzve që në fazat e hershme hetimore, me përjashtim të marrjes së një duartokitje nga turmat e eksituara për gjak dhe, noi fletë-lavdërimi zytarucësh të huaj (për turp e faqen tonë të zezë), ka sjellë shkatërrim të drejtësisë. Madje ka shkatërruar edhe vetë hetimet, se kur i hedh hekurat tjetrit nuk ke ç’heton më. Asnjë manual normal nuk e sugjeron këtë që bën SPAK.
Presioni burg-burg-burg, ka kompromentuar rëndë dhe shumë rëndë gjykatën dhe vetë konceptin e gjykimit. Gjykatat e sotme mblidhen fshehtas në dhoma të mbyllura dhe marrin vendim për ty, jetën, lirinë, pasurinë e të drejtat e tua. Vendimet e fshehta ti i merr vesh kur ti komunikon polici. Pra ti nuk je as palë kur vendoset për ty!!!

Edhe kur bëhesh palë, gjykatat prap vendosin për ty jo duke të dëgjuar, por duke të lexuar. E drejta për t’u dëgjuar në një sallë gjyqi ka marrë fund.
Gjykatat e intimiduara nga presioni/përgjimi i Spak nuk guxojnë të bëjnë gjyq, por të legalizojnë atë që i sjell prokurori. Ku është parë e dëgjuar, në një vend me gjykatë të paanshme, që prokurori i çështjes përgjon gjykatësin e asaj çështje?!

Hetimi dhe gjykimi penal i bazuar vetëm në fjalë, mendime dhe opinione, është vite drite larg gjykimit të drejtë të bazuar në habeas corpus.
Këtë gjë nuk e ka urdhëruar as politika e as ligji, por thjesht e ka diktuar protagonizmi individual.

Jam kritik, padyshim për ligjet llastik që kemi në fuqi. Këto ligje duhen përmbysur, por fakt është se ekstremizmi në zbatimin e tyre e ka dëmtuar drejtësinë e drejtë e kushtetuese, duke aktivizuar drejtësinë popullore si mjet ndëshkimi.
Kjo nuk quhet drejtësi!

Ekstremizmi nuk është drejtësi, por hakmarrje.
Në këtë kuptim, drejtuesi i ri i SPAK duhet të përzgjidhet jo më për protagonizëm, por për normalitet juridik. Jo ta ketë mirë me Amerikën (se na hapën barkun), por me Shqipërinë kushtetuese dhe ligjore.

Next Post

Lamtumira e fundit për Dhimitër Anagnostin, në fshatin e lindjes në Vuno

Putin dhe Xi Jinping kapen ‘mat’, komenti jashtë kameras mbi ëndrrën e pavdekësisë: Me transplantime të vazhdueshme organesh, do jetojmë 150 vjet (Video)

Vajza e Kim i "vjedh" vëmendjen të atit në Pekin! A do të jetë një ditë ajo udhëheqësja e Koresë së Veriut?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved