• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Bushati thellon sulmet, nxjerr organizatat pranë tij për të kritikuar kryeministrin: “ESI” akuza Ramës për kufijtë Kosovë-Serbi

April 28, 2019
in Aktualitet

Brenda Partisë Socialiste ka përplasje dhe këtë gjë e dëshmon fare qartë qëndrimi i ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati ditët e fundit. Në publik, Bushati nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë lidhur me vendimin e Holandës për të kthyer vizat për Shqipërinë apo për krizën e thellë politike. Por një tjetër çështje mjaft sensitive që ka shkaktuar përplasje mes Bushatit dhe Ramës është debati Kosovë-Serbi për korrigjimin e kufijve.

Kur Edi Rama mori vendimin për të larguar nga detyra e ministrit Bushatin, shumë spekuluan se kjo gjë lidhej me dialogun Kosovë-Serbi. Rama është pro dialogut, por Bushati është pozicionuar kundër. Pikërisht kjo çështje është përdorur nga ish-ministri i Jashtëm për të shtuar dozën e sulmeve kundër kryeministrit. Organizata “Iniciativa Evropiane e Stabilitetit” (ESI), ka hartuar një raport për temën e dialogut Kosovë-Serbi, por midis rreshtash sulmohet Rama.

Por ku qëndron lidhja mes organizatës “ESI” dhe Bushatit? Me këtë organizatë Ditmir Bushati ka bashkëpunuar prej shumë vitesh, madje edhe para se të bëhej ministër i Jashtëm. Shumë prej shkrimeve të Bushatit janë pasqyruar në faqen e organizatës. Ndërsa drejtuesi i saj, Gerald Kanus reagoi menjëherë pas shkarkimit të Bushatit dhe e cilësoi si një ndër njerëzit më të mirë e ministrat më të aftë. Edhe në raportin në fjalë, Rama akuzohet se shkarkoi Ditmir Bushatin për shkak të qëndrimit të tij për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi.

“SHBA dhe Kosova grinden. BE është e ndarë. Parlamenti i Kosovës kalon një rezolutë kundër gatishmërisë së presidentit të Kosovës për të diskutuar ndryshimin e kufijve. Kryeministri shqiptar grindet me kryeministrin e Kosovës për të ardhmen e Kosovës dhe shkarkon një ministër të respektuar të Jashtëm, i cili paralajmëroi rreziqet e rimarrjes së kufijve përgjatë vijave etnike”, thuhet në raport.

Kjo pjesë e shkrimit tregon qartë sesi organizata pranë Bushatit po sulmon kryeministrin Edi Rama. Kjo thellon edhe më tej përplasjen Rama-Bushati.

ESI akuza Ramës

Akuzat e organizatës “ESI” ndaj kreut tonë të qeverisë nuk ndalen. Duke përdorur deklaratat e një politikani serb, Milovan Drecun, i cili akuzon Ramën për krijimin e Shqipërisë së Madhe, organizata e Bushatit shënon një tjetër sulm ndaj kryeministrit. “Drecun paralajmëroi se Prishtina kishte në dispozicion forcat e armatosura që mund të vënë në rrezik sigurinë e serbëve: të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës, grupe të organizuara kriminale nën kontrollin e politikanëve kryesorë si Thaçi dhe Haradinaj dhe një brigadë shqiptare e 300 anëtarëve të Shtetit Islamik.

Drecun ishte i shqetësuar se Shteti Islamik ishte rikthyer në Kosovë si pjesë e një plani për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në mënyrën se si Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, dëshiron nga së fundi, duke bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë dhe duke e vendosur flamurin shqiptar në pikun e Pançiq ku është kufiri administrativ midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në raport. Pra sulmi në këtë rast është i kamufluar.

Një tjetër pjesë interesante e raportit është edhe pasqyrimi i një deklarate të Ramës, i cili shprehej kategorikisht pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. “Kushdo që kundërshton diskutimin e çështjes së kufijve është i papjekur… Në Prishtinë ata duhet të kryejnë bisedime strategjike. Një mundësi si kjo nuk do të vijë përsëri në 30 vitet e ardhshme. Shqiptarët duhet ta diskutojnë këtë si burra të vërtetë”, vijon raporti.

Përmes kësaj deklarate organizata “ESI” përpiqet të nxjerrë në pah qëndrimin e kundërt mes Ramës dhe Bushatit për marrëveshjen Kosovë-Serbi, duke akuzuar kështu kryeministrin se për shkak të kësaj çështjeje ka shkarkuar ministrin e Jashtëm. /Mimoza Ibra

Next Post

Batërdi me punësimet në shërbimin e jashtëm dhe MEPJ: Lista e dhjetëra diplomatëve pa mandat dhe me lidhje nepotike

Kryeministri Rama nxjerr pamjet mbresëlënëse që në mëngjes dhe i lë të gjithë pa fjalë (Video)

"Soros" në sulm ndaj reformës në drejtësi: Kritika Arta Markut dhe organeve të reja...vlerëson KLD-në e Ilir Metës!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved