• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ca të vërteta për Lul Morinën nga ish deputeti Murrizi: Liria e kujdo individi qoftë ky edhe gazetar mbaron aty ku shkelet liria e tjetrit!

August 25, 2025
in Debat

Kjo “ lufta” e ketyre dy diteve mes Lul Morines dhe disa portaleve qe po trumbetohet si “ beteja” e fundgushtit per drejtesi te munguar ndaj kercenimeve qe ju behet gazetareve me ka habit shum

Une rrespektoj pa hipokrizi gazetarin si profesion dhe çdo GAZETAR profesionist qe kryen detyren e Tij mbi parimet fisnike te profesionit te nderuar te GAZETARIT

Por perçmoj dhe neveris gjobaxhinj te rendomte dhe shpifes ordiner qe fshihen pas portaleve qe paguhen nga gjobat qe vene ose nga zagar te politikes per te sulmuar e goditur kundershare politik brenda partis apo ne çdo parti politike ose per tu perdorur si “ arme” kundra çdo individi publik e sidomos atyre qe dihet publikisht se kane para e ndoshta paguajne per te mos ju dal emri neper portale, fb apo media

Liria e kujdo individi qofte ky edhe gazetar mbaron aty ku fillon liria e individit tjeter
Askush nuk ka liri apsolute pa kufinj e askush nuk mund te mbrohet pas profesionit kur shpif, sajon, aludon, mashtron, gjykon, vlereson apo shpreh mendim e opinion publikisht per te tjeret sipas tekave personale duke harruar se te gjithe jemi NJEREZ prej gjaku, me nerv e seder, me temperamente e karaktere te ndryshme e jo te gjith mund te durojme çfardo llumhaneje qe te ben “ biografin” sipas qejfit apo thashethemeve te mejhanes.

ÇDO LIRI INDIVIDUALE KA KUFI LIRIN E TJETRIT

Une e njoh Lul Morinen prej vitit 1992-1993 bashke me vellezerit e Tij Xhevin dhe Sokolin
E mbaj mend mire si DEMOKRAT e mbeshtetes pa kufij i PD sidomos ne vitet e veshtira 1997-2005 kur ne PD nuk afrohej askush

Takohem shum rralle me Te dhe po e them publikisht qe mund te jem i vetmi nga Qarku Fier ne politik si njeri qe kam kaniduar nga viti 1997 deri ne 2025 qe kurre nuk e kam mar ne tel apo ta kem takuar ne asnje fushate elektorale sepse une MIQT nuk i dua per “ gjoba” siç kane bere pothuajse ne çdo fushate jo pak “ lidera” politik madje dhe “ udheheqesa” te medhenj e pastaj kan “ harruar” kur kane gjetur “ portofol” tjeter me te mir

Lul Morina nuk eshte dhe nuk ka qen kurre ne 35 vite pjese e politikes dhe e administrates Shteterore e ndaj nuk ka asnje detyrim ti nenshtrohet ligjit antikushtetues te dekriminalizimit apo “ vetingut” financiar historik

Lul Morina ne dijenin time nuk ka mare asnje tender nga parat publike te taksave te Shqiptareve por ka ndertuar siç kane ndertuar me minjera te tjere ne prona te tyre e me parat e tyre
Kushdo qe mendon se ka informacion per burimin e parave apo origjinen e bizneseve te Lul Morines apo te kujdo biznesi tjeter dhe e gjykon se i sherben Shtetit apo drejtesis le ti drejtohet prokuroris apo spakut, por askush nuk ka te drejte te “kujtohet “ me porosi sot pas 35 vitesh e te bej gjyq publik per çdo gje qe mund te kete kaluar ne jete sejcili nga ne qofte ky edhe biznesmen si Lul Morina sepse edhe po te kishte “ vrare” njerez do ishte parashkruar çdo penalitet

Ky varianti i “ biografis” si ne kohen e komunizmit qe ta sajojme sa her qe i duhet partis per te goditur se nuk i ke qendruar ne rresht partis eshte variant leshi qe nuk e pjerdh me askush
Une nuk e di se per ke ka punuar Lul Morina apo ke ka mbeshtetur Lul Morina ne zgjedhjet e 2025 sepse thashe qe kurr nuk kam folur me Te ne asnje fushate por Ai eshte ne te drejten e Tij si Qytetar apo biznesmen te punoj per ke te doj e te mbeshtesi ke te ket deshir

Mirë eshte qe keta qe “ mjaullijne” sot kundra Lul Morines te kujtojne zgjedhjet e 2021 ose te pyesin Lylin apo te kontrollojne sirtaret se mos ju ka ngel ndonje mandat pagese nga Lul Morina
Lul Morina nuk eshte “ ushtar” partie e nuk e ka detyrim te mbeshtes gjith jeten askend e asnje parti politike aq me shum kur nuk ta vleresojne apo nuk “ ngopen” kurre
Ju nuk u merzitet kur ju erdhi minister mbrojtje ai qe i vuri tankun PD ne mars 1997 dhe Lul Morina ngriti TV ATN apo kur erdhi deputet i PD Kaç Islami i “ zi” qe deklaronte se do ti thyente kafkat Demokrateve, e qenkeni merzitur shum pse Lul Morina nuk ju paska mbeshtetur ne keto zgjedhje

Te nderuar Gazetar!
Ju kane share e ofenduar pushtetar qe paguhen nga taksat e Shqiptareve publikisht dhe live sa e si kane dashur dhe keni heshtur
Ju ka shar e denigruar KM Rama pa sms por ne konference shtypi dhe keni “ qeshur” me servilizem
Ju kan dhunuar fizikisht bandit me porosi te pushteteve te te gjitha kohrave ne 35 vite dhe keni “ duruar” duke shtrenguar dhembet sepse pronaret e mediave jua kane kerkuar si “ mirkuptim” per hater te bizneseve te tyre

Ju kane rrethuar me polici brenda zyrave apo ju kan vjedhur grabitur apo djegur zyrat e prap e keni kaluar si viroze behari

Keshtu qe mereni me sportivitet sms e Lul Morines se asnje “rrezik” e asnje dem apo e keqe nuk ju vjen nga Lul Morina apo nga kushdo qe reagon pa u fshehur pas te tjereve apo me numer anonim nga sedra e temperamenti siç keni mare ne 35 vite çdo “ kercenim” te ketij lloji
Lul Morina nuk eshte vemje dhe kermill qe te duroj duke u mbledhur ne guacken e Tij çdo linçim publik pa asnje detyrim per te shkruar “ biografin” e tij apo per te deklaruar publikisht historikun e biznesit te Tij

Edhe Lul Morina eshte njeri, me Familje, me Miq e Shok plot dhe sot eshte nje SHOQERI BIZNESI ku punojne e ushqehen rreth 1000 punonjes apo Familje
Lul Morina ka investuar mbi 100 milion euro ne ndertim e hoteleri dhe ka plot organe Shteterore qe paguhen per ta kontrolluar prej 35 vitesh e nuk ka ngelur qe tja kujtoj sot pas 35 vitesh askush ketyre organeve perfshi edhe prokurorin se kush eshte Lul Morina dhe nga vjen biznesi i Tij
Mos e “lodhni” shumë as SPAK-un as Dumanin duke e thirrur me ze te ngjirrur si gjela fushe se spaku ka “ plot halle” te tjera e po filloj te meret me sms e telefonafe do harroj pse eshte krijuar e paguar ne 6 vite me rrogat me te larta ne Shqiperi

I kerkoj ndjes Lul Morines dhe kujdo qe mund te ndjehet i atakuar nga ky postim i imi pa ju mar leje por si nje njeri qe kam qen vete disa here objekt “ sulmesh” nga gazetaruc ape port-hale me pages duke shpifur e sajuar çdo qelbesirllik ndaj meje, dhe si jo i duruar qe kam qen sepse nuk kam zbatuar parimin biblik qe kur te godasin ne nje faqe ti kthej tjetren e ndjeva qe te shkruaja nje opinion timin rreth kesaj “ lufte” te madhe midis “armikut” dhe “ kulakut” LUL MORINA dhe gazetareve “ viktima” qe ju “rrezikohet” jeta nga nje sms

Se per “ luften” mes politiqenerve dhe Lul Morines pse nuk i “ qeras” me ne çdo pal zgjedhje nuk kam ndermend te shkruaj se do jete “ lufte” permanente ngaqe prej 25 vjetesh i ke mesuar “ keq” vete LUL MORINA

Next Post

Pëplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, Kevin Nora zyrtar i Ministrisë së Brendshme

Erion Braçe nxjerr videot e "përndjekësit" të mjekes: Është habi e madhe, si Policia e Shtetit nuk merret me këtë pis! Unë shkova i hoqa kamerën

Behgjet Pacolli sulmon Ukrainën: Ka kthyer sot në doganë kosovarët, i kanë quajtur terroristë!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved