• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

CDU/CSU: Nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri, është antikushtetuese

May 28, 2019
in Aktualitet, Kryesore

CDU/CSU sqaron deklaratën e dy deputetëve të këtij grupimi politik gjerman, në lidhje me mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve elektorale të 30 qershorit 2019 në Shqipëri. Sipas grupit të kësaj partie në parlamentin gjerman, shtyrja e zgjedhjeve do të donte ndryshime kushtetuese, që rrjedhimisht lë të kuptohet, se një vendim i tillë, pra shtyrja e zgjedhjeve, do të ishte në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë.

Mark Hauptmann, deputet i parlamentit gjerman, në një deklaratë për mediat, thotë se si grup parlamentar, ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur. “De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit”, thotë deputeti gjerman.

Ai apelon që qeveri dhe opozitë të ulen në dialog dhe të arrijnë në kompromis për të mirën e stabilitetit të vendit.

“Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri. Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog midis qeverisë dhe opozitës, si dhe të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës duke qënë të gatshme për kompromis për të mirën e stabilitetit demokratik.

Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur. De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e tij zyrtare në emër të grupit parlamentar të CDU/CSU.

Disa ditë më parë në një deklaratë të përbashkët për “Deutsche ëelle”-n, dy deputetët Johann David Ëadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Gjerman dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor si dhe Christian Schmidt, nga CSU, reporter për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme, shprehën shqetësimin lidhur me situatën në Shqipëri. Në deklaratën e tyre ata u ndalën edhe në mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore.

Kujtojmë se opozita joparlamentare i ka bojkotuar zgjedhjet vendore dhe ka deklaruar se do t’i bllokojë ato. Opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama si kusht për nisjen e dialogut dhe krijimin e një qeverie teknike për ta cuar vendin në zgjedhje të parakoshme, parlamentare, që të mbahen bashkë me ato lokalet. Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është i gatshëm të ndryshojë datën e zgjedhjeve duke i shtyrë ato, por 30 qershori është dita e fundit e afatit kushtetues. Nga ana e saj mazhoranca është shprehur e vendosur për të mbajtur zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj në 61 bashki më 30 qershor 2019, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk e ka ndalur apelin për dialog me liderin demokrat Lulzim Basha, deri më tani te refuzuar.

Next Post

Bashkia Kamëz nderon 'Dëshmoren e Kombit'/ Nga nesër një kopësht fëmijësh do mbajë emrin 'Zarife Hasanaj'

Veriu është Kosovë! Gjithçka rreth operacionit të sotëm ku u shkrepën edhe p.lumba

Monako, vendi i dytë më i vogël në botë, ku një në tre banorë është milioner, e ku fjala "papunësi“nuk ekziston

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved