• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Çfarë ka brenda 624 CD-ve?! Përgjimet e publikuara tek VOA i zbardhi Anton Martini por …transkriptimet sporadike (numëri i Dakos)

June 7, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Përgjimet e para nga dosja “339”, hetimet për të cilën kanë nisur në 28 dhjetor 2016 me prokuror Anton Martinin, kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla, u botuan për herë të parë tek Zëri i Amerikës në janar 2019. Aty flitej për dyshimet për përfshirjen e kryebashkiakut Vangjush Dako në shit-blerjen e votës, përmendur në përgjimet mes bandave të vënë në hetim për trafik heroine, konkretisht Avdyljave në Shijak.

Transkriptimi i përket audio-përgjimeve të bëra në shkurt 2017, kohë kur dosjen e kishte në dorë pikërisht Anton Martini. Më vonë dosja kaloi në duart e Besim Hajdarmatajt, dhe së fundi, nga 2018-a e deri më tani është duke u hetuar nga dy prokurorë, Vladimir Meçe dhe Dritan Premçi. Martini i mbajti hetimet deri më 21 nëntor 2017.

Por sot, në deklaratën e parë për mediat në lidhje me këtë dosje, drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, tha se deri në tetor 2018, CD-të me audiopërgjime nuk ishin transkriptuar. Çka do të thotë se prokurorët Anton Martini në nisje dhe Besim Hajdarmataj deri në momentin që la dosjen (20.11.2017 – 21.09.2018), 2 vite nga nisja e hetimeve, nuk kishte transkriptuar të gjitha përgjimet por ato biseda me numra që i interesonin sië është numëri i Dakos.

Ishin zgjedhur një numër shumë i vogël i tyre, edhe ato në mënyrë sporadike – tha ajo – nga 624 CD që kjo dosje ka në total.

Për herë të parë Donika Prela zbuloi se në dosje nuk ka vetëm audio-përgjime me CD, por edhe DVD (115). Përgjimet më të mëdha janë kryer në vitin 2018, pra pas zgjedhjeve plot 479 CD dhe kanë vijuar edhe në vitin 2019, ku Prela tha se janë 35 CD.

“Në kuadër të hetimeve, janë administruar gjithsej 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD. Nga këto, janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019.

Sqarojmë se referuar Informacionit që më është vënë në dispozicion nga dy prokurorët e çështjes, në momentin e ngritjes së grupit hetimor nga ana e drejtuesit të prokurorisë tetor 2018, të gjitha CD e administruara kanë qenë të patranskriptuara në tërësi dhe vijimësi, por ka pasur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike”, tha Prela.

Prela nuk sqaroi nëse në DVD bëhet fjalë për përgjime të kryera me video ndaj pjesëtarëve të vënë nën hetim, apo nëse me DVD ajo nënkuptoi materiale më voluminoze të cilat kanë kaluar në këtë format vetëm për arsyen e hapësirës së madhe të ruajtjes që ka një DVD.

Next Post

Audio-përgjimet në Gjermani! Rama: Gazetës së huaj i’u shitën për sulm ndaj Shqipërisë për negociatat

Rudina Hajdari sulmon Metën: "Përveç titullit si president s'ka bërë asgjë...kërkon të bëhet faktor"

Vangjush Dako akuzon: Ja kush i nxori materialet dhe i dërgoi tek gazeta gjermane!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved