• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Cili është aksidenti që përmendi Rama, për të cilin u gjobit Shqipëria me 500 mijë euro?

May 28, 2025
in Aktualitet, Debat

Një vendim gjyqësor që detyron shtetin të paguajë 500 mijë euro për një aksident pa pasoja për jetën ka ngjallur indinjatën e Kryeministrit Rama, i cili 2 ditë më parë e cilësoi “gafë” të drejtësisë.

“Kemi humbur një gjyq në Apel ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë 8 vite më parë, ku nuk ka pasur as të vdekur e të plagosur, por shoferi me bashkëshoferen kanë pasur vizionin të hedhin shtetin në gjyq për rrezikun e jetës. Vendimi është marr brenda një dite dhe shteti është goditur me 500 mijë euro”, tha Rama.

Vendimi për të cilin Rama akuzon drejtësinë është dhënë nga gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj në dhjetor të 2020 dhe është lënë në fuqi edhe nga gjyqtarja e Apelit në Tiranë, Marsela Dervishi gjatë këtij muaji.

Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në gusht të 2017-ës, në kantierin e rrugës Vlorë –Peshkëpi, ku u përfshinë 6 gra, të afërme me njëra-tjetrën. E plagosur mbeti Eglantina Demiraj, pasagjere e vendit të parë, ndërsa të tjerët shpëtuan pa lëndime. Makina që drejtohej nga Nikoll Kacaj doli nga rruga e përfundoi në kanal.

Në vendimin e Gjykatës së Vlorës, që Report TV ka arritur të sigurojë, thuhet se e plagosura Eglantina Demiraj, ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore, vështirësi në lëvizjen e këmbëve, që sjellin humbje të aftësisë së përkohshme për punë. Aksidenti, sipas gjykatës, ka ardhur si pasojë e punimeve që po kryheshin në rrugë dhe mungesës së sinjalistikës.

Pala e paditur, dhe që sipas vendimit të gjykatës do të duhet të paguajë dëmshpërblimin, është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pavarësisht se punimet në rrugë i ishin besuar një kompanie private. Në vendimin e argumentuar të Gjykatës së Vlorës, shpallur më 24 dhjetor 2020, faji bie mbi Fondin, pasi “Leja e Ndërtimit ka dalë në emër te këtij institucioni, dhe se ai konsiderohet përgjegjës për zhvillimin e projektit, mbikëqyrjen dhe zbatimin e tij. Për pasojë, çdo dëm i shkaktuar palëve të treta, nga përdorimi i këtij segmenti rrugor, është vlerësuar si një barrë që duhet ta mbajë enti shtetëror.

Next Post

Rubio njofton kufizimet e vizave për zyrtarët e huaj "bashkëpunëtorë" në censurimin e amerikanëve

Akuzat nga Ilir Meta, Braimllari: Sa herë që kanë siklet, përmendin emrin tim

Pa kokër leku në xhep, por me makina luksi dhjetëra mijëra euroshe

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved