Familja Hajdari duket se nuk është në një mendje për çështjen e mandateve. Ndërsa motra, Rudina Hajdari nuk ka pranuar të dorëzojë mandatin, kanë dalë fotot ku tregon Kiri Hajdarin të pranishëm në protestat e PD për djegien e mandateve.
Por vëllai i saj Kiri Hajdari duket se është në një mendje me vendimin e Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar. Në protestën e zhvilluar para Parlamentit ku u bë edhe djegia e madanteve, ai ishte prezent, në mbështetje të aktit ekstrem dhe të pazakontë për politikën shqiptare, hap që motra e tij nuk e ka ndërmarrë akoma.
Vetë Rudina ka reaguar disa herë në rrjetet sociale, duke thënë se është duke u menduar, ndërkohë që ka treguar te ndërkombëtarët se nëse nuk e dorëzon mandatin, do ta përjashtojnë nga PD, një gjest denoncues nga ana e saj për Partinë ku bën pjesë.
Kiri, nga ana e vet eshte nje trap. As mund te krahasohet me motren e tij Rudinen, as nga arsimimi, as nga intilekti dhe as nga gjendja shemdetesore mendore e te dyve. Se cili dhe cfare eshte Kiri, e dine te gjithe, ne PD dhe jashte saj. Ai ka hyre ne plitike si shenje bamiresie e Sali Berishes, si kunderpeshe per vrasjen qe Saliu i beri babait te ti Azem Hajdari. Sigurisht, edhe Rudina me kete motiv eshte futur ne politiken e PD-se, por kjo ndryshon shume nga vellai i saj. Ndersa Kiri eshte nje fanatik mendjeshkurter ndaj Saliut, Rudina i sheh gjerat ndryshe, dhe ndoshta ka ne mendje se Saliu eshte vrasesi i Azemit, dhe kerkon t’i jape fund nje varesie nga Sali Berisha. A do te jete ajo ne gjendje te mos pranoje lenien e mandatit te deputetit, kete nuk e dime, por shpresojme qe ta beje nje gje te tille. Nderon veten dhe te gjithe moshataret e saj.