• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Çudira nga qeverisja Rama: Shërbimet publike janë dixhitalizuar, punësimi në shtet është… rritur

August 23, 2025
in Aktualitet, Debat

Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e fundit, me qëllim modernizimin e administratës dhe lehtësimin e aksesit për qytetarët.

Platforma e-Albania është kthyer në bërthamën e këtij transformimi, duke ofruar mbi 1,200 shërbime në mënyrë elektronike dhe duke u promovuar si një mjet për të shmangur radhët, kontaktin fizik me administratën dhe për të rritur transparencën.

Në vitin 2022, u ndërmor një hap i rëndësishëm me mbylljen e shumë sporteleve fizike dhe detyrimin që shërbimet të merren vetëm online.

Pavarësisht suksesit, shumë qytetarë, veçanërisht në zonat rurale dhe të moshuarit, u përballën me vështirësi në përdorimin e platformës, duke ekspozuar një hendek të madh në aftësitë dixhitale dhe nevojën për asistencë njerëzore.

Por nga ana tjetër, punësimet në administratën publike në vend që të uleshin nga ofrimi i shërbimeve online u rritën më tej.

Në vend që dixhitalizimi të shoqërohej me racionalizimin e burimeve njerëzore, administrata publike ka vijuar të zgjerohet, sidomos në nivel vendor dhe në agjenci të reja.

Ndërmjet 2018 dhe 2024, numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur nga rreth 153 mijë në mbi 170 mijë persona.

Kjo rritje ka qenë më e dukshme në sektorë si arsimi, shëndetësia dhe siguria publike, por edhe në struktura të reja të administratës që menaxhojnë shërbimet digjitale dhe sistemet e të dhënave.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi efikasitetin e reformës, nëse qëllimi i dixhitalizimit është reduktimi i ngarkesës së punës fizike dhe automatizimi i proceseve, pse vazhdon të rritet punësimi në shtet?

Dixhitalizimi i shërbimeve publike në Shqipëri ka funksionuar më shumë si një shtesë mbi administratën ekzistuese, sesa si një proces transformues që e riorganizon apo e bën më të vogël strukturën shtetërore.

Rrjedhimisht, ndërsa teknologjia është përfshirë më thellë në ofrimin e shërbimeve, administrata nuk është ristrukturuar në mënyrë domethënëse.

Ky kombinim i një aparati në zgjerim dhe një dixhitalizimi të paplotë krijon një barrë të dyfishtë.

Shpenzimet për infrastrukturë të IT po rriten me shpejtësi duke arritur në 140 milionë euro këtë vit, në një kohë që edhe kostot për burimet njerëzore janë rritur gjithashtu./monitor.al

Next Post

Kryetarja e plakave gjerman të CDU -së, "Nafija e dybekut" të PD-së Doris Pack, krah plakut Sali, kur nuk e pyet asnjeri: Ka prova për zgjedhjet e falsifikuar i kam parë videot, ai duhet ta vazhdojë betejën në Parlament

"Mulnokëzimi" i PD-së, e vetmja rrugë për karrierë në shtator

LAJMI I FUNDIT/ Ndërron jetë gazetari Artur Zheji

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved